Nuk dihet ende se cili eshte numri i sakte i te semureve me diabet, por personat qe ankohen per shqetesimet qe te sjell kjo semundje shtohen çdo dite e me shume.
Ende nuk ka nje kure te per diabetin por doktoret shprehen se mbajtja e nje diete te rregullt, respektimi i saj ne çdo detaj, eshte menyra me e mire per te mbajtur nen kontroll gjendjen. “Marrja parasysh e lendeve te perbera natyrale, eshte nje alternative qe mund te evitoje deri diku rekomandimin e ilaçeve”, thote Richard A. Andreson, drejtor i shkences ne departamentin e Agrokulures ne Beltseville.
“Mesazhi qe po perpiqemi te dergojme, eshte se nuk duhet te mbeshtetemi vetem ne ilaçet qe mund te ngadalesojne apo parandalojne diabetin, duhet ne menyren me maksimale qe te perpiqemi te ndryshojme zakonet e te ngrenit”, shton ai.
Çfare duhet te konsumoni?
- Çaj. Kimikatet e njohura si “fonifenol” te gjetura ne jeshilen, te zezen, ngrene aktivitetin e insulines.
- Kanelle. Me pak se gjysme luge çaji ne dite rrit metabolizmin e sheqerit ne qelizat e shendetshme.
- Hejde. E perdorur tradicionalisht, hejda permban perberes kimike qe ulin nivelin e sheqerit ne gjak.
- Qershite. Qershite permbajne kimikate te quajtura “antokine” qe rrisin prodhimin e insulines.
- Gujava. Ekstraktet e molles se gujaves ulin nivelin e sheqerit ne gjak.
- Kakao. Ul rezistencen e insulines.
Karbohidratet dhe diabeti
Karbohidratet jane nje nga tri miko-ushqyeset e gjetura ne ushqim, dy te tjerat jane yndyrnat dhe proteinat. Karbohidratet mund te jene te thjeshta dhe te komplikuara. Karbohidratet e thjeshta, ose sheqernat, kane emra te ndryshme si fruktoza, laktoza dhe surkoza. Karbohidratet e thjeshta gjendjen ne qumesht, fruta dhe, sigurisht, ne sheqer.
Karbohidratet e nderlikuara jane niseshteja, te cilat jane te perbera nga shume perberje glukozash te perziera, ku mund te permenden buka, embelsirat, makaronat. Saktesisht rritja e sheqerit ne gjak eshte ne perpjesetim te drejte me konsumimin e karbohidrateve. Disa drithera dhe fruta permbajne fibra, te cilat ne kete rast jane nje element shume i rendesishem, sepse sa me shume prezent te jene fibrat, aq me pak e mundur eshte qe ushqimi te preke nivelin e sheqerit ne gjakun tuaj. Disa drithera te tjera jane lehtesisht te shnderruara ne trupin tuaj ne sheqer. Mbi 90% e dritherave te thjeshta dhe disa niseshte jane pjese e kesaj kategorie dhe luajne nje rol shume shkaterrues ne nivelin e sheqerit ne gjak. Si perfundim per nje ndjekje korrekte te semundjes dhe per nje cilesi te mire te jeteses eshte teper e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist, qe quhet endokrinolog. Ai eshte i detyruar te informoje çdo pacient rreth semundjes ne pergjithesi, gjendjes se individit (pacientit) ne veçanti, komplikacioneve te vete semundjes, mjekimit dhe menyres se jeteses. Fillimi i medikamenteve (ilaçeve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bere patjeter nga endokrinologu. Do te ishte gabim fillimi i mjekimit nga nje mjek jo specialist.
Keshillat
1-Pacientet me diabet duhet te kontrollojne peshen
2-Duhet te kufizojne sheqernat e rafinuara
3-Duhet te rrisin sasine e fibres ne diete
4-Yndyrnat duhet te jene vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
5-Duhet t’i shtojne dietes se tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymemarrje te ngadalta e te thella
3-Prani e ketoneve ne gjak dhe ne urine
Ilaçet
1-Tiazolidinedionet-veprimi eshte i menjehershem, por ne disa raste mendohet se ulin rezistencen periferike ndaj insulines.
2-Glinidet-ky lloj bari shkakton sekretim te shpejte te insulines. Merren para buke dhe ndihmojne ne kontrollin e glukozes postprandiale (pas ngrenies).
3-Akarboza- eshte frenues i alfa-glukozidazes intestinale qe ngadaleson ritmin e perthithjes te glukozes ne gjak.
Nderlikimet, 5 vjet pas shfaqjes se semundjes
Sipas specialisteve, mosha ndikon shume ne shfaqjen e diabetit te sheqerit. Diabeti tip 1 ze rreth 10 per qind te te semureve me diabet sheqeri, ndersa diabeti tip 2 ze nje perqindje me te vogel se i pari dhe eshte me i shpeshte se ai. Ne kuptimin e pergjithshem mjekesor, nuk trashegohet diabeti si semundje, por ekziston predispozicioni per t’u semurur. Trashegohen gjenet qe mbartin vetite e organizmit, qofte ato te semura. Qe ky predispozicion qe trashegohet te behet diabet sheqeri, duhet qe tek njerezit te ndikojne disa faktore mjedisore. Sipas te dhenave te OBSH-se, ne bote ne vitin 2025 do jene rreth mbi 300 milione diabetike, nderkohe qe numerohen rreth 170-180 milione diabetike. Aktualisht ne vendin tone numri i diabetikeve eshte gjithmone ne rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8%, qe ka qene ne shekullin e kaluar, ka arritur rreth ne 2-3 %.
Sulfoniluret luftojne semundjen
Ky lloj ilaçi ka dale ne qarkullim prej vitesh. Eshte mjekim nga goja. Ai ben te mundur stimulimin e pankreasit duke rritur ne kete menyre sasine e insulines qe derdhet ne gjak. Kjo insuline shtese e detyron glukozen te hyje ne muskuj me sforcim. Problemi me kete ilaç eshte se ato nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines, por ato rrisin thjesht sasine e insulines. Ky ky ilaç veçse sa rrit sasine e insulines ne gjak. Por disa diabetike e kane nivelin e insulines shume te larte edhe pa e marre ilaçin. Nivel qe mund te shkoje deri ne 5 here me teper se normalja. Procesi i rritjes se insulines ne gjak u shkakton shume diabetikeve hipoglicemi (nivel i ulet sheqeri ne gjak) per kete arsye nje nga pasojat e ilaçit eshte se te shtyn te hash sa me shume. Disa diabetike per shkak te uljes se nivelit te sheqerit ne gjak kane pasoja si marramendje, hutim deri ne humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemise eshte te ushqyerit e tepruar ose e thene ndryshe mbi-ushqimin, qe çon ne rritje te peshes trupore.
INSULINA – E REJA DHE E VJETRA
Insulina eshte perdorur gjithnje ne diabetin tipi1, ne njerezit te cilet nuk prodhojne dot insuline. Ndersa ne diabetin tipi2 insulina perdoret si mundesia e fundit e mbetur. Ne fakt rreth 29% e diabetikeve te tipit 2 mjekohen me injeksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti tipi2 me ane te dietes dhe ushtrimeve fizike nuk duhet te arrije ne kete pike te injeksionit te insulines. Pacienti qe ka arritur ne ate faze qe duhet patjeter injeksion insuline edhe sikur ta kuptoje me se miri rendesine e dietes dhe aktivitetit fizik tashme nuk gjejne dot forca ne personalitetin e tyre qe ta fillojne luften nga e para. Ata ja lene çdo gje ne dore ilaçeve. Insulina e zbuluar me 1922 vepron shpejt , brenda disa oresh pasi eshte marre. Insulina detyron melçine te ndaloje prodhimin e glukozes dhe te filloje perdorimin e saj, detyron muskujt te thithin glukozen . Ka shume rendesi sasia dhe momenti i injektimit te insulines.
Diabeti, nderlikon edhe organet e tjera
Perveç çrregullimit te sheqernave, ne diabet çrregullohen yndyrnat, kriperat dhe çrregullohet metabolizmi i lendeve. Kjo semundje jep nderlikime akute te menjehershme dhe nderlikime kronike qe zgjasin gjithe jeten. Ne menyre te pergjithshme nderlikimet vijne si pasoje e uljes apo e ngritjes se sheqerit ne gjak, dhe kur keto jane respektivisht te menjehershme, te semuret bien ne gjendje kome ose ne gjume te thelle. Por semundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemres, nga ku mund te shfaqen edhe infarkte, te cilat jane semundje teper te rrezikshme ose kur demtohen arteriet e kembes, shfaqet gangrena e kembes, kur demtohen arteriet e syrit, shfaqet nje nderlikim nga i cili semuren te dy syte edhe i semuri mund te humbase edhe shikimin, kur demtohen arteriet e veshkes, shfaqet nje demtim qe ne popull njihet me termin azotemia. Per kete une do te rekomandoja dietat diabetike si edhe disa ilaçe.