Pergatiti M. Kulla
Në qytetin e Kavajës në datat 18-19 prill u zhvillua Edicioni i I-rë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Shoqatave Kulturore Artsitike.
Në natën e parë të festivalit morën pjesë: Shoqata “Besa” Kavajë, Shoqata “Treva e Dukagjinit”, Shkodër, Shoqata “Miqësia”, Gramsh,Shoqata“Cipini”,Vlorë,Shoqata “Mati”, Burrel, përshendetëse ishte Grupi i burrave “Burimi”, Ulqin dhe Ansambli “Koha” Tuz.
Në natën e dytë morën pjesë: Ansambli “Vace Zela” Fier-Shegan Bashkia Lushnje, Shoqata“Ceta e Profetëve”, Has, Shoqata“Afërdita” Belsh, Shoqata “Lunxhëria” Gjirokastër, Shoqata“Qypërllinjtë e Roshnikut” Berat, Shoqata “Kastriotët” Lezhë. Përshëndetëse ishte Ansambli “Gjilani” nga Gjilani.
Në këtë festival u përfshinë afërsisht rreth 300 artistë, bartës të folkorit nga zonat e sipërpërmendura të cilët mbajnë gjallë stilin e të kënduarit sipas traditës popullore,vallet e larmishme dhe lojën në instrumentet popullore.
Ansambli ‘‘Vace Zela’’ hapi natën e dytë të festivalit me program dinjitoz duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut të Kavajës. Juria e Festivalit e vlerësoi ansamblin myzeqar me cmimin ‘‘Valltari më i mirë’’ për interpretimin mjeshtëror të valles popullore burimore.