Ne sallen e Qendres se Artit “Vaçe Zela”, Qendra Kulturore e Fëmijëve Lushnje, organizoi per te disatin vite radhazi finalen e konkursit “Talenti i vogel 2019”, Gjinia e Kenges.
Jura perzgjodhi 14 femije finaliste nga shkollat 9-vjeçare te Bashkise Lushnje te cilet arriten te kualifikoheshin ne dy fazat e tjera selektuese.
Salla e tejmbushur nga spektatoret dhe bashkemoshataret e kengetareve te vegjel ka duartrokitur me emocione talentet lushnjare.
Stafi i QKF fale perkushtimit dhe punes se palodhur qe zhvillon çd0 dite me femijet arriti te organizoje me sukses kete aktivitet.
Ne perfundim juria ka ndare edhe çmimet:
Çmimin e tretë e fituan: Krisa Topi, Besiana Saraçi, Samalja Nebiu.
Çmimin e dytë: Klejdi Shehu dhe Ria Malo.
Çmimin e parë e fitoi Erida Tushe.