Shtohen vizitoret ne Divjake, banoret kerkojne certifikim si guida

Rreth 40 mije vizitorë ishin në parkun kombëtar të Divjakës në një muaj.  Zyrtarisht  kjo shifër konsiderohet më e larta që është regjistruar ndonjëherë.  Edhe sot në këtë park gjen shumë vizitorë. Disa e kanë për herë të parë.

Në ditë pushimi dhe festash, nxënës shkolle nga Divjaka vijnë dhe u shërbejnë si guidë vizitorëve.  Nga kulla panoramike te shëtitjet në park në këmbë, me biçikletë apo me varkë, laguna e Karavastasë ka gjithnjë sekrete për të zbuluar edhe për ata që nuk vijnë për herë të parë.

Ardjan Koci , drejtori i Administratës së zonave të mbrojtur në Divjakë thotë se vizitorët kërkojnë më shumë të shohin flamingot dhe pelikanin kaçurrel.  Banore të zonës po kërkojnë të certifikohen për të ofruar shërbime udhërrëfyese dhe shpjeguese në lagunë. (Top Channel)