Reklame:

Subvencionimi i qumeshtit, Dhimiter Qorri thirrje fermereve per aplikim

Fermeret tashme mund te nisin aplikimet per te marre kompensimin prej 10 lekesh per 1 liter qumesht te shitur.
Te gjithe prodhuesit e qumeshtit te cilet duan te behen pjese e subvencionimit duhet me pare te jene regjistruar me NIPT si dhe te kene paguar te pakten 3 muaj sigurime per vitin ne te cilin ndodhemi (2019).
Per çdo liter qumesht te shitur nga muaji janar deri ne 30 nentor fermeri duhet te marri faturat nga grumbulluesi ose perpunuesi dhe ti dorezoje keto fatura prane agropikave dhe ne zyrat e bujqesise te ndodhura ne çdo qark.
Drejtori i bujqesise per te gjithe zonen e jugut Dhimiter Qorri shqrehet per Agronews se fermeret do te marin te gjithe asistencen dhe keshillat e duhura nga Agropikat dhe zyrat e bujqesise te cdo rrethi per te kryer aplikimin dhe per te perfituar subvencionimin prej 10 lek per çdo liter qumesht te shitur. Zoti Qorri ju ben thirrje fermereve te bejne aplikimet per perfitimin e ketij subvencionimi pasi eshte nje e drejte e tyre qe ndihmon çdo familje.

Ai gjithashtu thekson se eshte ne proces diskutimi qe per periudhen nga Janari deri ne 30 Nentor fermeret kene mundesi ti dorezojne faturat disa here gjate vitit.

Parate do te derdhen ne llogarite e tyre bankare pasi te kene dorezuar faturat tatimore qe marrin nga pikat e perpunimit.