Reklame:

Ashpersohen ligjet: 10 vjet burgim kush helmon dhe mashtron qytetaret

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal për ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore. Se fundmi eshte zbardhur ky projektligj dhe shihet se dënimi do të jetë shumë i ashpër për të gjithë ata që sjellin pasoja të rënda për jetën, do të dënohen deri në 10 vite.

Në nënin 21 të këtij ligji shkruhet se mashtimi me produktet ushqimore, ruajtja, ofrimi për shitje, shitja apo vendosja në qarkullim e ndonjë mënyre tjetër e ushqimëve, në të cilën janë shënuar të dhëna të cilat kanë ndryshime në etikën e tyre do të dënohen me 3 vite burgim, por kur kjo vepër penale përsëri dhe në bashkëpunim, dënohet deri në 10 vite burgim.

Faksimile e ligjit

Thyerja, heqja, zëvendësimi, ndërrimi, ose falsifikimi i shenjave të sigurisë të vendosura nga organet shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore për qëllime mbikqyrje ose kontrolli ose pezullimi të veprimtarisë tregtare në mjediset ekonomike, mbi mjetet e transportit ose mbi mallr, me qëillim zhvlefsimin e masave të marra, lëvizjen e mallrave ushqimore ose rifillimin e aktivitetit, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet për mallra të kontaminuarao se të paidentitifikuar, dënohet me burgim deri në pesë vjet”, shkruhet më tej në ligj.