Reklame:

Oriz integral kunder diabetit

Kinezet e perdorin ne vend te bukes, i kushtojne kenge, i thurin himne dhe e hedhin ne shtratin martesor naten e pare te marteses, si simbol i fertilitetit.

Ne pergjithesi, per pjesen me te madhe te Azise, kultivimi i tij eshte menyra e vetme per te mbajtur frymen gjalle, ndersa per pjesen tjeter te botes, konsiderohet si mbreti i dritherave, qe mund te perdoret kudo ne kuzhine, nga embelsirat te te kripurat.

I lehte, i thjeshte, ne furre, ne embelsira, i keshilluar me ngulm nga dietologet, mund te gjendet dhe gatuhet nga kushdo, qe nga ata qe ne menyre urgjente e shohin si shpetimtarin e vetem per te mbushur barkun deri te shefat e restoranteve me te mira ne bote, qe e servirin ne mijera forma te ndryshme.

Plot vitamina dhe substanca antioksiduese, i kombinuar me perimet e fresketa jeshile, sherben edhe si zevendesuesi me i mire i mishit. Megjithate, shpeshhere misterioz dhe sensual, orizi ne vitet e fundit renditet krenar ne piramiden e ushqimeve me te preferuara nga te gjitha moshat.

Me gjalpe apo vaj ulliri, ndonjehere edhe i thjeshte, te gjitheve na eshte dashur ta provojme qe ne hapat e para te jetes shijen e tij. Mjeket e shohin si zevendesuesin me te mire kur femija nuk ploteson nevojen me gji nga nena, ose kur nena nuk mundet dot ta ushqeje me qumeshtin e saj. Qe italianet preferojne makaronat, ndersa aziatiket orizin kjo dihej.

E ne fakt nuk e kane keq, sepse sipas nje studimi te Universitetit te Harvardit te treguar ne faqet e “Archives of Internal Medicine”, te hash oriz te perpunuar 5 here ne jave rrit rrezikun e diabetit te tipit dy. Por kjo mundesi reduktohet tek ata qe zgjedhin orizin integral, dy ose me shume here ne jave. Mjafton te zevendesosh te pakten nje te treten e porcionit te orizit standard me produktin integral per te pare se si ulet mundesia per t’u prekur nga kjo semundje.

Studimi i gjere

Te dhenat kane mberritur nga ekzaminimi i informacionit te mbledhur nga tre studime te medha amerikane, qe ne menyre te pergjithshme kane perfshire me pak se 200 mije persona qe jane ndjekur per nje periudhe kohore nga 14 ne 22 vjet.

Kerkuesit vendosnin te shihnin efektet e orizit mbi semundjen e diabetit, sepse ne SHBA, konsumi i orizit eshte rritur shume. Edhe duke marre parasysh variablat qe mund te influenconin te rezultati (mosha, etnia, dieta dhe shume te tjere), te dhenat e mbledhura treguan se ekziston nje lidhje e forte mes konsumit te orizit dhe zhvillimit te semundjes.

Mjafton te zevendesosh orizin e perpunuar me ate integral, per te pare se si ndryshon situata: per shembull ata qe zevendesonin 50 grame te orizit te perpunuar me oriz integral shenonin nje rrezik per t’u prekur nga diabeti rreth 16 per qind me te ulet.

Pastaj nese zgjidheshin shpesh edhe drithera te tjera integrale, rreziku zvogelohej me 36 per qind. Autoret pranuan se shpesh kush konsumonte oriz integral kishte ne pergjithesi nje stil jetese me te shendetshem, por edhe duke marre parasysh kete faktor, efekti pozitiv mbeti evident.

Fibrat

Motivi qendron i gjithi ne proceset e perpunimit per te mberritur tek orizi i bardhe. Gjate kesaj kohe humbasin vitaminat, mineralet, madje dhe pjesa me e madhe e fibrave te orizit qe jane te “çmuara” ne parandalimin e diabetit, sepse ngadalesojne shfaqjen e “pikave” te glukozit ne gjak: orizi integral, ne fakt sjell nje iperglicemi pas vakteve.

Udhezimet per ushqyerjen, te aprovuara nga qeveria amerikane rekomandojne orizin dhe dritherat e tjera si burim karbohidratesh, por specifikojne se lind nevoja per te konsumuar te pakten gjysmen e tyre ne forme integrale.

Autoret e studimit mbeshtesin faktin se i duhet dhene qytetareve udhezimi per te ngrene, mbi te gjitha drithera integrale, qe te gjithe ta kuptojne se jane me mire se te tjerat. “Jane me te shendetshme dhe jo vetem sepse reduktojne pikun glicemik.

Por makaronat integrale, per shembull nuk e reduktojne shume”, tregon Gabriele Riccardi, presidenti i shoqates italiane te diabetologjise. “Virtytet e dritherave integrale, orizit dhe jo vetem, ne fakt jane shumefishuar: ne zorre, fibrat favorizojne zhvillimin e baktereve probiotike, mikroorganizmave “te mira” qe na mbrojne nga ato patogjene; probiotiket, pastaj acideve te yndyrshme me efekt pozitiv mbi metabolizmin.

Orizi integral eshte i pasur me nje antioksidues, acidi ferulik, qe ka nje efekt pozitiv antinfiamator lokal dhe te pergjithshem. “Nje diete e pasur me pasur drithera integrale, fruta dhe perime eshte me veti mbrojtese ndaj diabetit”, perfundojne mjeket.

Burimet me te mira vegjetariane te vitaminave B kompleks jane perimet gjethore te gjelbra, buka e zeze, majaja ushqyese, embrioni i grurit dhe sidomos lekura e orizit. Po ashtu, orizi sidomos ai ngjyre kafe, permban edhe fosfor, nje element i rralle, por shume i nevojshem per ushqyerjen e shendetshme.

Nga studimet e bera doli se pothuajse te gjithe ata qe nuk perdorin mishin, perdornin oriz te pakten nje here ne dite. Po sipas asaj qe shpjegohet shkencerisht nga kombinimi i orizit me qumeshtin, perimet, fasulet, bizelet dhe bathet, formohen proteina te plota.