Reklame:

Nis asfaltimi i rruges Agim-Babunje

Ka filluar tashmë puna për asfaltimin e rrugës Agim – Babunjë.

Rruga ka një gjatësi prej  4,35 km dhe lidh dy zona bujqësore të Fierit dhe Divjakës. Pas kryerjes së analizat teknike lidhur me punimet e kryera për nënshtresat, kanë përfunduar ndaj tashmë ka filluar puna për paketat asfaltike.

Qeveria shqiptare e ka kryer këtë investim përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit,  duke bërë kështu të përfitojnë fermerët e Libofshës të cilët tashmë do të arrijnë më shpejt dhe më lehtë tregun e Divjakës.

Sipas njoftimit, kjo është ndërhyrja e parë e thellë që kryhet në këtë segment rrugor me rëndësi jetike për fermerët. Rruga ekzistuese ishte tepër e ngushtë dhe përveçse mund të kalohej vetëm me mjete të vogla nuk lejonte shkëmbimin e tyre.

Gjithashtu, njoftimi bëri me dije se është zgjeruar edhe trupi i rrugës duke mundësuar dy korsi për lëvizjen, me bankina në të dy anët. Fondi Shqiptar i Zhvillimit tha se rruga është projektuar sipas parametrave më të mira të lëvizshmërisë dhe sigurisë të rrugëve rurale.