Dardhat jane nje frut qe kane pak kalori, por jane te mbushura me vitamina esenciale, minerale, fibra dhe antioksidante. Ato jane kultivuar per me shume se 4000 vjet dhe jane nje menyre shume e mire per te parandaluar disa semundje.
Luftojne diabetin: pholipenolis qe gjendet tek dardha ka efekte mbrojtese per diabetin e tipit 2. Pholipenolis eshte i lidhur me nje efekt hipoglicemik qe do te thote se ndihmon ne kontrollimin e sheqerit ne gjak. Nese hani dardha çdo dite do te permiresoni ndjeshmerine ndaj insulines.
Luftojne semundjet e mushkerive: dardha eshte perdorur ne mjekesine kineze per semundjet e mushkerive. Lengu i dardhes sherben si “pastrues” ne fyt dhe eliminon gelbazen, per shkak te antioksidanteve qe permban dardha.
Ndihmon grate shtatzena: nese grate shtatzena kane ndjesi te vjellash muajt e pare ato duhet te provojne leng dardhe. Folatet dhe acidi folik qe gjendet ne dardhe ndihmon veçanerisht ne tremujorin e pare te shtatzanise dhe parandalon defektet e lindjes.