Reklame:

1 Milliard leke dem ne pjeshket e Barbullinjes

Pjeshka eshte nje nga kulturat me te kerkuara ne treg, e ndare ne varietete te ndryshme ku mbizoteron varieteti Nektarina pa push qe konsumohet me shume, kryesisht si frut i fresket nga njeriu.
Reshjet e shiut por vecanerisht bresheri demtuan rende fermeret e Barbullinjes qe kane mbjelle mbi 100 ha me kete dru frutor.

Banoret qe kane mbjelle token e tyre me pjeshke jane alarmuar nga kjo situate dhe kane kerkuar ndihmen e qeverise dhe pushtetit vendor. Ne nje bisede per Agronews Eduart Topi fermer dhe Fatmir Hoxha keshilltar i PS ne Keshillin Bashkiak Lushnje shprehen me shume rezerva ndaj qendrimit indiferent te Njesise Administrative Fiershegan.

“Me shume vonese ka qene reagimi i tyre per konstatim demi. Dy dite per te mberritur deri tek parcela qe nuk do me shume se 5 minuta.”

Edi shprehet i keqardhur per bashkepunimin dhe shton se ka hedhur miliona leke te mbledhura me gjak nga emigracioni familjar ne Greqi.

Linja elekttrike 1,5 km, ura per tu futur ne parcele, pusi per te vaditur pa perfshire mekaniken dhe sistemin vadites me pika si dhe shtrimi i rruges jane kosto te medha.

“Jam shume pak shpresues qe do te me ndihmoje njeri edhe pse deputetet u angazhuan por do tia le kohes qe ta tregoje se sa serioze jane me elektoratin”. 

Ne 1 ha me pjeshke humbja eshte rreth 10 mil leke dhe per nje fermer kjo eshte shume e madhe. Nese i referohemi kesaj shifre per 100 ha humbja eshte afro 1 miliard leke te vjetra, dhe kjo eshte vrastare per fermerin veçanerisht ne situaten e veshtire qe po kalon sektori ku çmimi i naftes per traktorin eshte i njejte me makinen e ministrit, si dhe cmimi i energjise eshte i njejte me biznesin.
Kane kaluar dy jave nga bresheri dhe asnje pergjigje qe ti ngrohe fermeret e Barbullinjes.
A do te kompensohen kultivuesit e pjeshkes per demin e shkaktuar nga bresheri?
Agronews.al