Reklame:

Kosi i nevojshem per organizem

Kosi eshte nje nder ushqimet me te rekomanduara per trupin e njeriut dhe nuk duhet te mungoje ne perditshmerine tone.

Dietologet theksojne se ai ka shume vlera dhe elemente ushqyes te larte. Per me teper, lufton gripin, mund te jete nje vakt me vete dhe redukton kilogramet.

I nevojshem
Kosi eshte i lehte, i tretshem dhe rregullues i stomakut. Nese ndiheni me stomak te fryre, konsumimi i kosit i shoqeruar me pak buke do t’ju lehtesonte shume, pasi redukton ngarkesat dhe fryrjet e teperta. Kosi mund te perdoret ne çdo vakt. Ne mengjes dhe ne darke jane vaktet qe dietologet sugjerojne me teper.

Lufton gripin
Specialiste te dietologjise kane zbuluar se kosi eshte nje ndihmes i mire ne luften kunder gripit, ftohjes dhe llojeve te tjera te virusit. Ai mund te shoqerohet edhe me vitamina C, si fruta apo limon, qe po ashtu ndihmojne ne luften kunder gripit. Por kjo duhet bere vetem, nese jeni ne gjendje gripi.

Ndihmon ne dobesim
Nese hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevoje per drithera apo ushqyes te tjera. Kosi eshte zevendesues i mire dhe me se i shendetshem. Kosi permban per me teper, probiotik, te cilet gjenden ne zorre. Eshte zbuluar se ushqimi i rende dhe veçanerisht ushqimi i shpejte (fast food) arrin te zvogeloje probiotikun.