Shqipëria ka numrin më të ulët të makinerive bujqësore dhe kjo ka ndikuar jo vetëm në kufizimin e prodhimit por edhe në cilësi. Për zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo, Italia mund të përfaqësojë një model të rëndësishëm zhvillimi duke u përgjigjur nevojave për inovacion në mekanizimin bujqësor në vendin tonë. Këtë deklaratë Kristo e bëri gjatë aktivitetit të organizuar nga instituti Italian për tregtinë me jashtë dhe Ndërkombëtarizimin e sipërmarrjeve italiane në botë në bashkëpunim me Federatën Italiane të prodhuesve të makinerive bujqësore.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori Italian në Shqipëri Alberto Cutillo i cili e vlerësoj modernizimin e bujqësisë të nevojshëm në një kohë që Shqipëria aderon për t’u bërë anëtare e BE.
12 kompani italiane, të specializuara në prodhimin e makinerive dhe pajisjeve bujqësore,ofrojnë mundësi për të krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me kompani jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina, përmes takimeve B2B që zhvillohen pas këtij aktiviteti. (SCAN)