Ndërtimi i Hidrocentraleve në Librazhd po u heq banorëve ato burime që i mbajnë gjallë ndërsa po shkatërron ekosistemin e parkut të Shebenik-Jabllanicës.
Banorët në rrethinat e Librazhdit në 3 vitet e fundit po vuajnë pasojat e ndërtimit të Hidrocentraleve në rrjedhën e lumit që kalon pranë fshatrave të tyre.
Aktualisht sipas institucioneve vendore dhe qytetarëve në zonën në hyrje të parkut janë ndërtuar 4 HEC-e që janë në gjendje pune ndërsa 5 HEC-e të tjerë janë në ndërtim e sipër dhe kanë hapur skarpatet.
HEC-et që janë në hyrje të zonës së mbrojtur Rapuni 1 dhe 2 që prekin Parkun Shebenik-Jabllanicë por edhe parkun e Kuturmanit kanë tharë një degë të lumit Shkumbin ndërsa po shkatërrojnë ekosistemin sipas ekspertëve.
Banorët shprehen se nuk do lejojnë ndërtimin e HEC-eve të tjera të projektuara pasi kjo gjë mund t’i rrezikojë ata duke i lënë pa burimin e jetesës, ujin! Për më tepër ndiqni videon.