Me konsumimin e ushqimit, si selino dhe majdanoz, te cilet posedojne flavonoidin natyrore apigenine, sipas shkencetareve holandeze nga Universiteti i Groningenit mund te parandalohet leuçemia.
Sipas fjaleve te Majkel Pepelenbosh, njerit nga shkencetaret qe kishte marre pjese ne studim, testet kane treguar se apigenina – nje perberes i perbashket ky i pemeve dhe perimeve – eshte ne gjendje te parandaloje zhvillimin e dy llojeve te qelizave te leuçemise, si dhe ta zvogeloje mundesine e tyre per ekzistence.
Ne anen tjeter, shkencetaret holandeze kane vertetuar se apigenina mund ta zvogeloje efektin pozitiv te kimioterapise te personat, tek te cilet tashme leukemia eshte vertetuar. Flavolnoidet jane bashkim me perberesit antioksidues, te cilet mbrojne qelizat e demtuara.
Disa studime paraprake kane treguar se apigenina, te cilen mund ta hasim ne selino, majdanoz, vere te zeze, domate, po ashtu mund te jete mjaft i dobishem dhe i efektshem ne parandalimin e kancerit te vezoreve.