Reklame:

Vuani nga alergjite, konsumoni presh!

Pjesa e gjelber e bimes se preshit eshte e pasur me vitamina dhe substanca aktive qe e forcojne imunitetin, keshtu qe eshte e rendesishme te konsumohet ne periudhen e ftohte te vitit.

Perveçse eshte i shijshem dhe ushqyes, preshi permban vetem 27 kalori, e duke pasur parasysh se eshte i pasur me uje (97 per qind), eshte edhe diuretik i shkelqyeshem. Eshte nje produkt qe shume lehte mund ta gjeni gjate tere vitit, ndersa nese e konsumoni ate rregullisht organizmi juaj do te funksionoje me mire.

Konsumohet i fresket, e mund edhe te zihet, te shtohet ne supe, sallata, pite dhe eshte ideal per ushqime te yndyrshme, sepse e lehteson tretjen. Pjesa e bardhe eshte e pasur me sheqere natyrale, fruktoze dhe sakaroze, e per kete arsye ka nje shije paksa te embel e aromatike. Pjesa e gjelber e bimes eshte e pasur me vitamina dhe substanca aktive, qe e forcojne imunitetin, keshtu qe eshte e rendesishme qe te konsumohet ne periudhen e ftohte te vitit, kur jemi me shpesh te ndjeshem ndaj viruseve.

Studime te ndryshme kane zbuluar se preshi ndihmon ne rastet e alergjise, anemise, astmes, arterosklerozes, semundjeve te zemres dhe eneve te gjakut, bronkitit, mbipeshes, humbjes se oreksit, depresionit, impotences, nivelit te larte te kolesterolit, gureve ne veshka, kollitjes, parandalimit dhe sherimit te kancerit, sterilitetit, ftohjes dhe gripit.