Reklame:

“Dita e Pelikanit Kacurrel 2019” – Horizont EU dhe MEN pergatisin festen ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta

Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA, organizatat zbatuese “Horizont EU”(HEU) dhe “Mireqeverisja Ekosistemeve Natyrore” (MEN) do te jene pjese e organizimit te festimeve per “Diten e Pelikanit Kacurrel 2019”, qe zhvillohet ne ambjentet e Qendres se Vizitoreve te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta me 11 maj.

Aktiviteti do te promovoje turizmin e qendrueshem dhe prodhime lokale dhe tradicionale te zones Divjake-Karavasta, nepermjet nje panairi Agro- Ushqimor duke ekspozuar gatimet tradicionale dhe karakteristike te zones por edhe duke treguar vlerat unike te trashegimise kulturore, historike e natyrore te zones.
Pjesemarres ne panair nuk do te jene vetem restorantet por edhe grumbulluesit edhe eksportuesit e fruta-perimeve si dhe prodhuesit e fidaneve te zones se Divjakes.

Aktiviteti organizohet nga AdZM Fier ne bashkepunim dhe me mbeshtetjen financiare te shoqatave mjedisore Horizont EU, MEN dhe AOS duke synuar ndergjegjesimin ne nivel kombetar per mbrojtjen e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta dhe Pelikanit Kacurrel dhe njekohesisht duke promovuar vlerat e zones.

Kjo dite ka si qëllim rritjen e ndergjegjesimit per mbrojtjen dhe ruajtjen e ketij lloji me rendesi globale.

Parku Kombetar Divjake-Karavasta eshte shembulli i shtimit dhe e ruajtjes te faunes se eger.

Kompleksi ligatinor Divjake – Karavasta eshte i vetmi vend folenizimi per Pelikanin kaçurrel ne Shqiperi dhe nje nga vendet me shumellojshmerine me te madhe te shpendeve. Gjate viteve te fundit, numri i Pelikanit Kacurrel ka shenuar rritje duke arritur ne 68 fole pelikanesh, Gjithashtu eshte shumefishuar numri i shpendeve dimerues ne kete zone, si dhe e gjithe zona eshte kthyer ne nje atraksion turistik per te apasionuarit e natyres.