Është zhvilluar këtë fundjavë në Parkun Kombetar e Divjake – Karavasta dita e Pelikanit Kaçurrel.
Laguna e Karavastase është i vetmi vend folenizimi për Pelikanin Kaçurrel në Shqipëri dhe një nga vendet me shumëllojshmërinë më të madhe të shpendëve.
Prania e Pelikanit Kaçurrel në parkun e Divjakës ka shtuar numrin e vizitorëve në këtë zonë, çfarë ka sjellë dhe gjenerimin e të ardhurave për bizneset vendase.
AdZM Fier ne bashkepunim me shoqatat Horizont EU, MEN dhe AOS kane organizuar nje dite festive ne Qendren e Vizitoreve ne PKDK duke ftuar bizneset e zones dhe disa shkolla per te prezantuar traditat dhe vlerat e treves me ane te nje panairi me gatime tradicionale, prodhime te zones, kostume popullore dhe zejtari.
I pranishem ne kete feste – aktivitet ishte edhe Zamir Dedej drejtor i Agjencise Kombetare te Zonave te Mbrojtura i cili vleresoi punen e AdZM Fier dhe stafit te perkushtuar si dhe kontributin e shoqatave te cilet sebashku kane arritur shume rezultate pozitive duke mbrojtur Pelikanin Kaçurrel dhe duke bere te mundur shtimin e tij.
Ardian Koçi drejtori i AdZM Fier i paraqiti te pranishmeve disa statistika te numrit te shpendeve ne ishullin e Pelikanit i cili ka ardhur duke u rritur nga viti ne vit me shifra te pabesueshme.
Vetem ne 5 vjecarin e fundit eshte dyfishuar numri i foleve te Pelikanit.
Taulant Bino falenderoi te pranishmit ne emer te AOS, nje organizate qe ka ndjekur e kontribuar prej vitesh ne ecurine e Pelikanit Kacurel duke vleresuar punen e bere nga AdZM-te ne pergjithesi dhe asaj te Fierit ne vecanti, cka e tregon edhe popullimi i madh i shpendeve te humbur prej kohesh.
10 maji dita botërore e shpendëve migratorë dhe e pelikanit kaçurrel, është kthyer në një feste traditë në Parkun Kombëtar të Divjakës e prej 4 vitesh festohet si Dita e Pelikanit Kacurel – u shpreh Bino.
Kjo eshte dita qe mer nje vemendje te shtuar Parku e aq me teper kur nderthuren me tradicionalen si ushqimi po ashtu edhe veshjet tradicionale.
Pelikani kaçurrel është shpendi kryesor në këtë park, duke e kthyer zonën në atraksion turistik.
AKZM dhe Administrata e Parkut ne bashkepunim me shoqatat mjedisore Horizont EU, MEN dhe AOS kanë organizuar paraditen e sotme një festë, në fokus të së cilës ishte pelikani kaçurrel, i cili si me porosi i “përshëndeti” të gjithë të pranishmit duke fluturuar mbi zonë.
Përveç këtij shpendi, aktiviteti shërbeu edhe për promovimin e vlerave të zonës.
Kulinaria e Turizmi, veshjet e kultura, tërhoqën vemendjen e turistëve vendas e të huaj duke nisur që nga punimet e bëra me shtiza, grep nga gratë e femijet e zonës, dhe deri tek ushqimet tradicionale. Vecanerisht ra ne sy serioziteti dhe perkushtimi i nxenesve te shkollave Grabian, Rremas dhe Kryekuq me prezantimin e tyre dinjitoz ku nuk munguan te gjithe elementet e nje panairi cilesor.