Reklame:

Molla dhe dardha, doktoret me te mire per shendetin

Molla permban rreth 15 per qind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, eshte e pasur me karotine (provitamine A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, te cilat ndodhen nen lekure.

Farat e molles permbajne albumina dhe yndyre. Molla si frute ka veti freskuese, qetesuese dhe zbutese. Nje molle ne dite do te ruaje shendetin tone, por nuk duhet te qerohet para ngrenies. Hulumtuesit kane zbuluar se acidi i cili e mban levoren e molles te shkelqyer, na jep me shume vlera per shendet se sa vete brendesia e molles. Ajo forcon muskujt dhe mban nen kontroll kolesterolin dhe sheqerin.

Levoret e molles mund te perdoren si preparate natyrale per lekure por edhe per lustrimin e kepuceve. Çaji i pergatitur me molle te ziera pakeson etjen, zbut acarimin e laringut, perdoret kunder kolles, kunder ngjirjes se zerit, lehteson dhimbjet e grykes dhe acarimet e rrugeve te frymemarrjes, ndihmon per funksionimin e mire te veshkave dhe te fshikezes urinare; ai perdoret kunder infeksioneve te ketyre organeve.

Mollet rekomandohen te perdoren nga njerezit me semundjet nervore dhe nga at qe vuajne nga pagjumesia. Mollet kane dhene rezultate te mira edhe kuder semundjeve te melçise.

Gjethet e molles perdoren kunder helmimeve. Levorja e molles ka permbajtje te larte vitaminoze. Ndersa molla e eger eshte nje dru i larte ose nje shkurre, deget i ka plot me gjemba dhe ben pjese ne familjen e trendafiloreve. Gjethet i ka vezake, te zgjeruara dhe pa push.

Lulet qe çelin ne prill- maj jane te bardha dhe anash ngjyre trendafili. Molla e eger eshte e rrumbullaket, e vogel, me shije te tharte. Ajo sherben si neshartese per te shartuar molle te buta. Ne mjekesine popullore perdoren frutat e molles se eger pasi piqen dhe marrin ngjyre verdhuke. Frutat e molles se eger, permbajne acide organike dhe acid malik.

Ato perdoren kunder diarrese dhe acarimeve te grykes. Mollet e tharta perdoren kunder semundjes se sheqerit. Ndersa levorja e degeve ka veti rrudhese dhe perdoret kunder etheve. Dardha perdoret ne gjendje te fresket ne kohen e pjekjes natyrore, e ruajtur ne frigorifer, dhe e perpunuar ne forme marmelate, konserve, kompostoje ose e thare. Ajo permban kripera minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 per qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotine, acide organike etj. Ato jane freskuese, qetesuese, largojne etjen, lehtesisht pastruese te zorreve dhe japin energji.

Kur jane te papjekura, nuk treten lehte dhe qendrojne rende ne stomak. Ne saje te permbajtjes se hekurit dardhet bejne mire per luftimin e anemise. Ato bejne mire gjithashtu ne melçi, pasi nxisin aktivitetin per prodhimin e temthit.

Levorja e dardhes ka veti diuretike dhe ben mire ne pastrimin e veshkave dhe te rrugeve urinare. Lengu qe fitohet nga zierja e levores se degeve te dardhes ndikon pozitivisht ne uljen e temperatures. Gjethet e dardhes kane veti te mira diuretike dhe antiseptike.

Perdoren kunder semundjeve te rrugeve urinare, ne guret e veshkave, ne dhimbjet e fshikezes urinare, etj. Dardha e forcon zemren, kurse farat e saj ndihmojne te semundjet e lukthit dhe te melçise. Ky fryt e zvogelon tajitjen e lukthit dhe e ndalon vjelljen. Dardhen e embel eshte konsideruar si peme luksoze. Ka prejardhje nga Azia, kurse historia e saj eshte e gjate, 3.000 vjet. Ne ditet e sotme rendesi i kushtohet kultivimit dhe kryqezimit te llojeve te ndryshme te dardhave.