Lajm i mire per ata qe pelqejne ushqimet pikante, konsumimi i ketij lloj ushqimi ben mire per zemren.
Specat djeges ndihmojne ne uljen e presionit te gjakut dhe ulin kolesterolin.
Sipas shkencetareve kineze, ushqimet pikante mbrojne zemren nga semundjet qe e prekin ate dhe qe jane shkaku kryesor i vdekjeve ne bote. Studimi i kryer nga Universiteti i Hong Kongut doli ne perfundim se ata qe pelqejne ushqimet pikante kane nje zemer me te shendetshme.
Por, Dr. Cheng, udheheqesi i kerkimit shkencor, thekson se kjo nuk do te thote qe te teprohet me ushqimet pikante.
“Njeriu duhet te konsumoje nga te gjitha dhe dieta me e mire eshte ajo e balancuar, por eshte pare se specat djeges ulin kolesterolin dhe tensionin”, theksoi Dr. Cheng.