Reklame:

8 ushqime qe mund te ulin nivelin e kolesterolit

Menyra e te ushqyerit luan nje rol shume te rendesishem ne uljen e kolesterolit.

Shpesh veme re se njerezit i kushtojne teper rendesi dietes se perditshme ditore duke u munduar qe te merren me ane te ushqimit te gjithe perberesit ushqimor te domosdoshem per organizmin, ne menyre te tille qe te mos sjellin rreziqe per shendetin. Me ndihmen e disa parametrave te thjeshte mund te kontrolloni nivelin e kolesterolit dhe te lehtesoni kuren e ilaçeve.

E rendesishme eshte qe te konsumohen fruta dhe perime sidomos ne stinen e veres ku organizmi ka me shume nevoje per produkte te pasura me uje dhe lengje. Studimet e bera kohet e fundit kane zbuluar se disa ushqime pergjithesisht fruta dhe perime per vete aftesine e tyre per te ulur nivelin e kolesterolit ne gjak jane quajtur “super” ushqime.

Keto ushqime jane nder te paktat “produkte” qe kane specifiken e rregullimit te nivelit te kolesterolit ne gjak, dhe e mbajne ate ne nivelin e duhur. Per te ulur kolesterolin nuk duhet te konsumoni veçanerisht yndyrnat e ngopura. Yndyrnat e ngopura qe gjenden tek mishi , produktet e yndyrshme te qumeshtit dhe tek disa vajra mund te rrisin kolesterolin tuaj. Yndyrnat qe permbajne margarinat, gurabijet, krekerat dhe keket e marketit rrisin kolesterolin e demshem dhe ulin kolesterolin e mire.

1- Tershera
Kur disa gra ne Universitetin e Torontos ne Itali, ne funksion te nje studimi qe po kryenin shtuan ne dieten ditore tersheren dhe krundet, vune re se gjendja e zemres, presioni i gjakut, niveli i kolesterolit ne gjak; gjendja e pergjithshme shendetesore u permiresua ne 11 per qind. Tershera eshte e pasur ne Potasium, i cili mban nen kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitamine E te gjendur edhe te dritherat.

2- Bajamet
Studimet e kryera nga Universiteti Tufts ne vitin 2005, zbuluan se ne lekuren e bajameve ndodhen substanca te tilla te cilat ndihmojne ne parandalimin e oksidimit te kolesterolit, nje proces i cili mund te shkaterroje qelizat e gjakut dhe te shkaktoje rrezik per atak kardiovaskular. Bajamet jane te pasura me magnez dhe Vitamine E, te cilat luajne rol ne formimin e rruazave te kuqe te gjakut. Te bajamet ka perberje magnezi.

3- Batha dhe thjerrezat
Ne rezultatet e raportuara ne kronikat e Mjekesise Internacionale ne vitin 2005, u tregua se personat te cilet kishin perfshire bathen dhe thjerrezat ne dieten e tyre ushqimore kishin normalitet ne nivelin e kolesterolit rreth 2 here me shume se ata persona qe nuk i konsumonin keto prodhime, te cilet ishin nen friken e nje tensioni te mundshem apo probleme te ndryshme qe kane te bejne me gjakun dhe zemren.

4- Boronicat
Boronicat permbajne nje perberes antioksidant shume te fuqishem te quajtur pterostilbene, i cili ndihmon ne uljen e nivelit te kolesterolit dhe ruajtjen e tij ne normat e duhura, gje qe u raportua ne vitin 2004 nga shkencetaret e Sherbimi Kerkimor Agrikulturor. Boronicat jane te pasura me Vitamine C, e cila eshte e perberesi kryesor i kolagjenit dhe perben materialin strukturor te kockave te trupit, te lekures, eneve te gjakut.

5- Elbi
Kur nje grup shkencetaresh vullnetare shtuan elbin ne dieten e Shoqates Amerikane per Semundjet e Zemres pas studimeve te bera ne vitin 2004 rezultuan se niveli i kolesterolit u ul me teper se dy here çka permiresonte dhe gjendjen shendetesore te te semureve me zemer. Elbi permban Potasiumim, i cili eshte I perfshire ne shume procese jetesore te trupit, duke mbajtur nen kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemres dhe veshkave.

6- Avokadot
Perberesit ushqimore te pangopur te avokadot kane rezultuar si perberes te cilet jane te afte te ulin nivelin e kolesterolit ne gjak dhe per te shmangur ate tip te kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove verehet sidomos te ata persona qe vuajne nga niveli i larte i kolesterolit ne gjak. Avokadot jane te pasura me magnez, i cili eshte i nevojshem per disa nga proceset baze te organizmit dhe vepron ne me teper se 300 reaksione biokimike.

7- Alkooli
Te pish nje gote vere ne darke apo nje pije te lehte alkoolike, ne fakt, ka treguar se ndihmon ne rregullimin e nivelit te kolesterolit ne gjak,si dhe ne uljen e rrezikut per te pasur atak kardiak. Ne te kundert teprimi me pijet alkoolike sjell ne menyre te pashmangshme probleme me zemren, melçine, si dhe vdekje te hershme. Birra dhe vera jane nder burimet me te medha te kromit, te cilat shperbejne ushqimet ne energji te perdorshme.

8- Karota
Ne trupin tone Beta Karoteni, proteine e cila gjendet tek karotat eshte i shnderruar ne Vitaminen A, e cila eshte nje nga lendet ushqyese kryesore te organizmit dhe ndihmon per nje shendet sa me te mire, e cila kryen funksione te ndryshme qe lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave te trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si nje antioksidant qe neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallate jeshile.

Kolesteroli kurohet me oriz te kuq dhe te jeshilta

Kolesteroli mund te luftohet me produkte natyrale. Nga nje studim i realizuar nga nje grup ekspertesh te Cnr ne Itali eshte dale ne perfundimin se orizi i kuq i fermentuar dhe perimet e jeshilta mund te kontribuojne per nje diete te ekuilibruar kundra kolesterolit.

Ata kane botuar studimin e tyre me titull “Metabolizimi dhe Semundjet Kardiovaskulare” ne Itali ku shpjegojne gjithe dieten ushqimore qe ndihmon ne uljen e sasise se kolesterolit ne gjak.

Nje minipije e bere me 2 grame qumesht, oriz te kuq dhe disa te jeshilta eshte terapia ideale qe behet ne shtepi dhe nuk ka nevoje te blihet ne farmaci. Por sipas eksperteve kjo lloj pije duhet pire gjate gjithe jetes. “Linee Guida”, eshte nje reviste periodike qe shperndahet ne gjithe boten dhe ka te sqaruar gjeresisht pergatitjen e kesaj pijeje.

Studimi me i fundit i Cnr u be pas testimit ne 20 paciente te prekur nga semundjet kardiovaskulare. Ata e kishin sasine e sheqerit ne gjak 254 mg/dL nderkohe qe mesatarja eshte 184 mg/dL. Pas trajtimit sasia e sheqerit ne gjak tek keta paciente u normalizua. Mbajtja e kesaj diete do te ndihmonte te gjitha ata qe vuajne nga tensioni i larte, diabeti, dhe nje sere semundjesh te zemres.