Gjatë tërë fazave të zhvillimit të hardhisë se rrushit preket nga një numër i konsiderueshëm i patogjenëve dhe dëmtuesve të ndryshëm duke i shkaktuar dëme si në rendiment ashtu edhe në cilësi kësaj kulture.
Ndër sëmundje më të përhapur të hardhisë së rrushit është hiri i hardhisë,( Uncinula necator) vrugu i hardhisë,(Plasmopara viticola) kalbëzimi i rrushit,(Botrytis cinerea) etj. që paraqiten për çdo vit duke shkaktuar dëme si në cilësi ashtu edhe në sasi.
Hiri,( Uncinula necator) është sëmundje e përhapur në vreshta dhe prek në shkallë të lartë disa varietete të ndjeshme të hardhisë së rrushit, që kultivohen në vende të ndritshme dhe me pak lagështi. Shenjat e sëmundjes paraqiten në gjethe, lule, lastarë dhe në fruta. Gjethet e lastarëve të infektuar mbulohen me shtresë të përhimë të micelit me konide, kanë rritje të ngadalësuar, përdridhen, vyshken dhe më në fund thahen.
Simptomat e sëmundjes shfaqen në fillim të çeljes së sythave. Numri më i madhe i këtyre organeve formohen gjatë majit dhe qershorit në temperaturë rreth 20°C. Nëse viti është me të reshura më të vogla atëherë ato formohen më shumë .Mbrojtja fillon kur paraqiten shenjat e para në lastarë, aty ku ka dimëruar hiri duhet të kryhet krasitja dhe në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia për infektime. Kontrolli fillon në fazën para se të dalin gjethet nga sythat për arsye se miceli mundet me qenë aktiv herët në vegjetacion. Luftimi bazohet në mbrojtje preventive, për të parandaluar sëmundjen gjatë prillit dhe majit, ndërsa më vonë me prerje të pjesëve të infektuara.
Për mbrojtje nga hiri rekomandohet të përdoren preparatet në bazë të sulfurit, para lulëzimit nëse temperatura është më e lartë se 12°C.
Vrugu i hardhisë(Plasmopara viticola)
Simptomat
Shenjat e sëmundjes së vrugut shfaqen në gjethe ,në lule në degëza dhe në kokrra të rrushit Plasmopara viticola infekton lulërin para ose në fazën e lulëzimit .Në fillim infektohen disa pjesë e më vonë sëmundja përfshin tërë lulërinë.Pjesët infektuara të lules mbulohen me shtresë të mykut me ngjyrë errët ,gjatë motit me lagështi thahen ose kalbën .Për trajtimin e parë rekomandohen preparate në bazë të bakrit për shkak te efikasitetit dhe karencës së volitshme.
Kalbëzimi i rrushit (Botrytis cinerea)
Gjatë motit të thatë shkaktohet kalbëzimi i lehtë i lëvorës,nga kokrrat avullohet uji,ndërsa miceli i patogjenit ushqehet ё shfrytëzon acidin e më pak sheqerin nga lëngu i rrushit ,prandaj përqindja e sheqerit dhe materieve aromatike shtohen dukshëm.
Simptomat
Sëmundja shfaqet gjatë motit të freskët dhe me lagështi .Infektimet e hershme të Hardhisë janë të lehta .Infektimet e mëvonshme shkaktohen në fazën e lulëzimit të hardhisë ku Botrytis cinerea jeton në mënyrë saprofite në pjesët e lules që mbesin pas fekondimit.Gjatë motit me lagështi kokrrat e rrushit rriten më shumë dhe shtypin njëra tjetrën ,ndahen nga bishti prandaj sëmundja zgjerohet në mënyrë intensive .Luftimi Trajtimi i pare bëhet menjëherë pas përfundimit të fazës së lulëzimit.