Reklame:

Konkursi i shkollave per Parkun Kombetar Divjake Karavasta

Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe INCA, dhe qe zbatohet nga organizatat Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN), u organizua edhe konkursi permbylles ndermjet 6 shkollave te bashkise Divjake per njohurite e nxenesve mbi Parkun Kombetar Divjak Karavasta (PKDK).
Ne ambjentet e Qendres se Vizitoreve ne PKDK shkollat pjesmarrese ne kete konkurs me nje ekip prej 7 nxenesish te perzgjedhur nga mesuesit e shkollave perkatese, shpalosen njohurite e tyre perballe pyetjeve te jurise e perbere nga tre anetare Shkelqim Bylykbashi Kryetar i Horizont EU, Enea Zenuni dhe Fatjon Prençe specialist ne AdZM Fier.

Te ftuar ishin edhe perfaqesues te INCA me ne krye drejtorin e saj Nihat Dragoti te cilet monitoruan dhe vleresuan te gjithe procesin e konkursit.
Kryetari i shoqates Horizont EU gjithashtu edhe kryetari i jurise Shkelqim Bylykbashi,  falenderoi te gjithe nxenesit dhe mesuesit e shkollave Divjake, Mize, Kryekuq, Rremas, Fierseman dhe Grabian per perkushtimin dhe seriozitetin e treguar per kete konkurs.
Ky konkurs pjese e nje sere aktivitetesh te tjera te projektit “Fuqizimi i OMSHC-ve per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi / Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke rrespektuar mjedisin”, financuar nga BE, mbeshtetur nga INCA dhe zbatuar nga Horizont EU dhe MEN i cili ka per qellim nxitjen dhe rritjen e njohurive te nxenesve rreth Planit te Menaxhimit te PKDK.
Shorti vuri perballe shkollat e mesme:

Shkollen Rremas – Shkollen Fierseman
Shkollen Divjake – Shkollen Grabian
Dhe per shkollat 9-vjeçare Mize dhe Kryekuq.

Te gjithe nxenesit ishin pergatitur per kete aktivitet sa fitoret e shkollave ishin me shume pak pike diference. Mes emocioneve te shumta si nga nxenesit por edhe nga mesusit u mbyllen perballjet e para ku ne finale shkoi shkolla Fierseman me mesues Julian Shtembari dhe Irena Semini dhe ajo e Grabianit me mesues Dhimitraq Loli dhe Gentian Mema te cilet pergatiten dhe perzgjodhen ekipin perfaqesues te shkollave perkatese.
Ndersa per shkollat 9-vjeçare fitues rezultuan nxenesit e shkolles Mize.
Ne nje finale ku pergatitja e nxenesve ishte pothuajse ne te njejtat nivele duke vene ne veshtiresi edhe jurine e cila u detyrua te vazhdoje konkurimin me pyetje shtese ku nxenesit e shkolles Fierseman arriten te fitojne kete konkurs duke i lene ne vendin e dyte nxenesit e shkolles se Grabianit.