Qarkullimi i mire i gjakut eshte shume i rendesishem, dhe per pasoje duhet te jete ne qender te vemendjes sone. Ja edhe disa keshilla qe mund te ju hyjne ne pune.
Qarkullimi i mire i gjakut ne eshte shume i rendesishem. Nese ky qarkullim pengohet ateheree mund te kete probleme shume serioze. Shkaqet mund te jene te shumta dhe ne disa raste edhe te panjohura, por menyrat e kurimit jane po te njejtat, qofte mjekesore qofte edhe natyrale.
Ka shume trajtime alternative qe mund te zevendesojne metodat konvencionale me rezultate shume te mira, duke lene menjane efektet e padeshiruara. Kurat natyrale mund te zgjidhin me shpejte nga ç’mund ta mendoni kete problem.
- Percaktoni menyren e jeteses qe duhet te ndiqni per te permiresuar kete problem. Largoni veset e keqija dhe te demshme per shendetin. Duhanpirja pengon shfrytezimin maksimal te oksigjenit, keshtu qe lini duhanin sa me pare.
- Merrni fryme ne menyre te plote. Largoni stresin duke mesuar si te meditoni. Stresi i ngushton rruget e kalimit te gjakut dhe ndikon shume ne uljen e cilesise se qarkullimit.
- Levizni sa me shume ne menyre qe te rrisni pompimin e gjakut. Ecni, vraponi, notoni ose dilni me biçiklete. Ushtrimet sigurojne nje qarkullim te mire. Edhe nje shetitje e shkurter dhe e shpejte do te beje mrekulli per shendetin e zemres suaj.
- Ka shume ushqime te shendetshme qe mund te kontribuojne ne efektivitetin e qarkullimit te gjakut. Zgjidhni nje diete me permbajtje te larte fibrash. Konsumoni fruta dhe perime qe te promovoni shendetin e eneve te gjakut. Duke konsumuar shalqi, hudher, portokall etj. ju do te permiresoni qarkullimin e gjakut.
- Eliminoni ushqimet e keqija per shendetin: proteinat shtazore, ushqimet me shume yndyre, sheqernat. Keto substanca rrisin viskozitetin e gjakut dhe pengojne qarkullimin e rregullt te gjakut.
- Investoni ne preparate cilesore. Merrni preparate per te rregulluar sistemin qarkullues. Vitamina C parandalon forcimin e arterieve, koenzima Q10 eshte nje antioksidant natyral qe permireson “djegien” e oksigjenit dhe permireson rrjedhen e gjakut. L-Karnitin gjithashtu permireson konsumin e oksigjenit.
- Mjalti eshte sherues. Krijoni nje ilaç shtepiak me 1 nje luge te çajit uthull (organike jo industriale) dhe nje luge te çajit me mjalte te perzier ne uje te ngrohte, per te stabilizuar balancen.