Reklame:

Keshilla teknike per mbrojtjen e bimeve per muajin Maj 2019

 Klima: Edhe dhjetëditori i parë të muajit Maj u shoqërua me reshje shiu të forta te cilat në disa zona arriten 50-80 mm.

E parë në përgjithësi këto shira ishin një dhuratë e madhe për hidrocentralet, si dhe për rezervuaret me destinacion ujitjen e bimëve bujqësore.

Rezervuarët e ujit për energji elektrike, rezervuarët e bujqëesië për ujitjen e bimëve ishin në rezervat e fundit. Pemët dhe vreshtat kishin nevojë për rezervat e ujit, jonxha, dhe livadhet, si dhe vetë pyjet e prisnin këtë shi. Në këto kushte të reja blegtoria ndihet më e sigurtë për bazën ushqimore.

Në lidhje me zhvillimin e sëmundjeve dhe dëmtuesëve, problemet bëhen më urgjente për ti zgjidhur, sepse dinamika e zhvillimit të tyre është më e shpejtë.

Vreshtarët kanë bërë trajtime, por u duhet që këto trajtimet të ripërsëriten , sepse janë shplarë shtresat e spërkatjes si dhe kemi pasur rritje të reja të lastarëve që kanë nevojë të mbulohen shpejt me tretësirë të spërkatjeve. Sëmundjet në vreshta dhe në mollë , dardhë e ullishte etj pritet të intensifikohen.

Infeksionet që mund të kenë ndodhur do avancojnë dhe të tjera infeksione mund të shfaqen.

Dhjetëditorin e dytë të muajit Maj, 2019 nevojitet të fokusohemi në këto praktika bujqësore:

Masat parandaluese të infeksioneve nga sëmundjet e bimëve

1.Preja ose përbmysja e barërave të egra me punime , të cilët përvçëse marin ushqimet nga toka, ato krijojnë një lagështirë ajrore rreth bimëve (sidomos në vreshta), lagështirë që nxit infeksionet nga vrugjet dhe hiret, etj.

2.Krasitjet e gjelbërta: Heqja e gjetheve dhe lastarëve jo prodhues nevojitet të kryhet sa më shpejt.

Largimi i tyre ka disa anë të mira agronomike. •

Largojnë nga bima pjesët e gjelbërta jo prodhuese që thithin ushqimin në kurrz të lastarëve prodhues dhe organeve prodhuese si kokrra e bistakë.

• Largimi i vegjtacionit të tepërt, ndihmon depërtimin e dritës në kurorat e bimëve.Vetë drita ushqen më mirë gjethet dhe i forcon ato , vetë drita e thanë më shpejt lagështirën e vesës ose të shiut dhe kjo rrit rezistencën e tyre nga sëmundjet. Sa më gjatë të rrinë sporet e sëmundjeve mbi gjethe, kërcell dhe fruta, aq më e mundëshme bëhet mbirja e e tyre në organet e bimës.

• Kur bimëve u largohen lastarët dhe gjethet e tepërta, tretësira e spërkatjes depërton tek organet efektive, gjethe , fruta, bistakë që duam të mbrojmë.

Punimet e tokës , kultivimet ndihmojnë zhvillimin e rrënjëve të bimëve dhe përmirësojnë kushtet e tokës për mirëzhvillimin e mikroorganizmave që përgatisin ushqimin e bimëve.

Plehërimet e ekulibruara me NPK, dhe mikroelementë kanë rol të madh në mirërritjen e bimëve dhe rritjen e potencialit të tyre prodhues.

• Kujdes në përdorimin e gjeneratës së re të plehrave dhe përmirësuesëve të cilësisë së tokës. Le të pyesim më shumë specialistët dhe tregëtarët që i shesin, le të lexojmë më shumë, le të bëjmë më shumë prova fushore për të bindur përdoruesit për ndikimin e tyre në prodhim, sepse janë plehra intelegjente.

Me këto produkte nuk kemi ende përvojë, prandoj duhen vrojtime të bimëve se çfar ndodh në përdorimin e tyre, sidomos ne frutifikimin dhe cilësinë e frutave.

Si të tillë ,nëse keqpërdoren nuk do të marim rezultatet e duhura. Pa këto prova fushore ose do ti nënvleftësojmë me pa të drejtë, ose do ti vlerësojmë pozitivisht me pa të drejtë.

Këshilla për bimët e veçanta:

1.Perime: (serra dhe fushë)

Nga shërbimet shumë cilësore në domate, kastraveca, shalqin, bamje, e te tjera, bimët janë rrritur me shpejtësi.

Në fermomonet monituruese për tenjën (Tutën absoluta) nuk janë vënë re të bien insekte të Tuta absoluta. Kjo është një shenjë e mirë se masat paraprake si higjenizimi i mjedisit brenda dhe jasht serrës nga bimët e egra strehuese të saj kanë dhënë një efekt të mirë parandalues.

Nevojitet që të vazhdojnë trajtimet me preparate me bazë bakri për vrugjet në domate dhe kombinimi i preparative me bazë bakri plus preparate me bazë squfuri për mbrojtjen e kastravecit nga hiri.

Ajrosja e serrave është me rëndësi për uljen e lagështirës ajrore , ulje e cila kufizon sëmundjen e hirit vrugut , kalbëzimit të bardhë tek domatja. Në perime bëhen krasitjet e duhura në domate, kastravec , shalqin. gjethegjëra brenda dhe jasht serrës për paksimin në maksimun bazën infektuese nga krahëbardha, tripset, tenjës së perimeve (Tuta absoluta ) afidet, krahëbardha

2.Në vreshta

Gjate muajit Prill u vendosën feromonet që mbrojnë hardhinë nga tenja (Lobesia botrana), për këtë arsye për tenjën nuk do të lindë nevoja për trajtime me insekticide biologjike, si gjatë muajit Maj dhe as më vonë.

Problemi numër një edhe këtë periudhë të muaj Maj mbetet mbrojtja e hardhisë nga sëmundja e Vrugut dhe Hirit. Mbas shirave të ditëve të fundit nevojitet urgjent të bëhen trajtimet e kombinuara; preparatet me bazë bakri që e mbrojnë hardhinë nga vrugu plus preparate me bazë squfuri që mbrojtjen e hardhisë nga hiri.

Këto përzihen bashkë dhe treten mirë në tankun e pompës spërkatëse. Respektohe doza që është e shkruar në etiketa, përdoret 400-500 litra ujë për hektarë ( 40-50 litra për dynym tretësirë kur përdoren pompa motorrike të varura në traktor, dhe 600-700 litra për ha , ose 60-70 litra për dynym kur përdoren pompa shpine.

Pulverizimi i mirë i tretësirës, dhe mbulimi uniform i pjesëve të hardhisë ( në anën e poshtme dhe të sipërme të gjethes si dhe kërcejtë) janë vendimtare në arritjen e një cilësie të mirë spërkatëse. Nëse pas trajtimit bie mbi 10 – 15 (dhjetë-deri pesëmbjedhetë milimetra shi) trajtimi përsëritet. Nëse bie shi dhe pushon nuk duhet pritur, por duhet të përsëritet menjëherë trajtimi. Edhe nëse bëhen 1-2 trajtime më tepër

parandaluese , në këto faza, do ti kurseni ato në javët e mëvonshme.

Nëse do vonohemi gjatë këtij dhjetëditori të muajit Maj, do të na duhet të bëjmë më shumë trajtime në javët që vijnë, dhe pa këto trajme të shpeshta ,mbrojtja nga vrugu dhe hiri nuk kanë garanci). Muaj Maj, është vendimtar për hardhinë.

Më vonë kemi më shumë siguri mbrojtje sepse organet e bimëve forcohen. Tani kujdesi duhet më i madh, si në numrin e trajtimeve ashtu edhe në cilësinë e tyre. Dihet që preparatet me bazë bakri dhe squfuri kanë vetëm veprim kontakti mbi sëmundjet dhe nuk janë sistemik që futen në të gjithë trupin e bimës nëpërmjet qarkullimit të sistemit të limfës .

Pra janë preparate që e Parandalojnë prekjen e sëmundjeve dhe jo Kuruese, pra pasi infeksioni ka ndodhur. Herrja e gjerbër te hardhia nuk duhet vonuar “Një herrje e lastarëve parazitarë te hardhia ,vlenë sa një trajtim me fungicide, por edhe sa një plehërim plotësues sepse hiqet biomasa jo prodhuese“

3.Në Mollë dhe Dardhë

Në mollë dhe dardhë duhet te janë varur feromonet për mbrojtjen nga krimbi i mollës dhe dardhës. Vazhdojnë trajtimet ndaj kromës (Venturia inaqualis) me të njëjtët preparate si tek hardhia, pra kombinimet e preparave me baze bakri me ato me bazë qufuri duke i përzier bashkë. Edhe tek molla dhe dardha kroma është po kaq agresive gjatë muajit Maj , ashtu si hiri dhe vrugu në vreshta.

4. Në ullishte

Bima e ullirit këto ditë ndodhet në fazën e lulëzimit të plotë. Përqindja e lidhjes së kokrrave do të varet nga kushtet e motit të këtij dhjetëditori. Kryhet edhe një trajtim me preparate me bazë bakri për mbrojtjen nga sëmundja e gjetheve të ullirit e quajtur syri i palloit ( quhet kështu se njollat në gjethet e ullirit janë me rrathë koncentrikë të ngjashme me njollat te penda e shpendit të bukur të palloit).

Tretësira e spërkatjes mbron gjethet e reja të ullirit në lastarët e rinjë të sapo kanë filluar të rriten. Bëhen trajtime me produkte me bazë BORI biologjik. Ky mikrelement rrit përqindjen e lidhjes së kokrrave sepse rrit pjellorinë e luleve si dhe forcon bishtin e kokrrave të reja të sapoformuara.

Plehërimet

Tek të gjitha bimët bëhen plehërime me plehrat e rekomanduara që përdoren në bujqësinë biologjike, si dhe plehërim me lëng plehu si plehërim plotësues në perime.

Gjithashtu nga specialistet rekomandohet plehrimi bio i perimeve me plehërim gjethor nga ekstrakti i bimës së hithrës. Në një fuci 200 litërshe me ujë janë futur rreth 10-12 kg hithra dhe pas disa ditëve ekstratin e dalë e përdor si lëng plehu për perimet; ose bashkë me lëngun e plehut mes rreshtave ose me spërkatje si plehërim gjethor.

Per bujqësinë e zakonshme (Konvencionale) Insektet kryesorë: Tenja e hardhisë e hardhise (Lobesia botrana) do të vazhdoi çeljen e larvave në bistakët e hardhisë në butonizim dhe në lulëzim, por zakonisht për këtë brezni të tenjës (Lobesia botrana ) nuk bëjmë trajtime me insekticide, sepse lulet që hajnë larvat nuk na sjellin dëm ekonomik, sepse larvat hajnë ato lule që do binin.

Madje një rrallim i luleve në brezninë e parë është e dëshirueshme, sepse nuk na bëhen bistakët e ngjeshur dhe kompakt. Ngjeshja e kokrrave nxit çarjen e tyre dhe kjo e fundit nxit kalbëzimit kur bistakët fillojnë e ngjyrosen dhe gjatë pjekjës.

Për Krimbin e mollës (Cydia pomonella) Në zonën bregdetare fillon çelja e larvave të krimbit të mollës. Duhen bërë trajtime me insekticidet e ndryshme, të cilët gjenden në tregun tonë të inputeve. Për kromën në bujqësine e zakonshme mund të përdorim edhe shumë fungicide të tjera, ndryshe nga molla biologjike ku lista e fungicideve është më i kufizuar në tregun e PMA-ve.

Disa nga Produktet për mbrojtjen e hardhisë nga vrugu dhe hiri në ullishtarinë e zakonshme (konvencionale) Emri tregtarë i produktit Emri lëndës vepruese Sëmundja Sasia E produktit Gram ose ml në 100 litra ujë

ZATO 50% trifloxysstrobin HIRINË 15gram/100 litra ujë

ZATO 50%trifloxysstrobin VRUGUN 25gram/100 litra ujë

Folikur HIRI 30 gram/100 litra ujë

Melodi kombi Iprovalicarb 60 gr/kg

FOLPET ç/% GR 7/kg Vrugun 2,5 kg/ha Captan 80 WG Captan 80 % Vrugun 150 gr/100 litra ujë

Poltiglia bordoleze 20 % bakër vrugun 500-700 gram / 100 litra ujë

Kumulus 80 % 80 % squfur Hirin 300-500 gram në /100 litra ujë

Mikrotiol 80 % 80 % squfur Hirin 300-500 gram në /100 litra ujë

Cymoxanil 45 WG 35 % Cymaxamil Vrugun 50-60 gram /100 litra ujë

Mystic 25 WG 250 gram /kg Tebuconazole Hirin 40-50 gram / 100 litra ujë

Cuprofix MZ 30 Dispenser Mancozeb 30 % dhe Etilenbisditiokarbamat 23.6 % vrugun 350 gram /100 litra ujë

(Enver Isufi Instituti Bujqesise Biologjike)