Rritja e zogjve per mish në minifermë zakonisht zgjatë 42 ditë dhe zogjtë arrijnë masën prej 1,8 deri në 2 Kg. Me shpenzim të ushqimit prej 1,8 deri 2 Kg për një kg të rritjes së masës së gjallë të zogut. Duhet pasur kujdes në përzgjedhjen e zogjve të racës për mish dhe vetëm nga zogjtë e shëndetshëm, produktiv, dhe të mbrojtur mirë nga sëmundjet edhe nga aspekti i linjës së prindërve të zogjve mund të arrihen rezultate të mira të prodhimit të mishit. Në këtë mënyrë zogjtë do të jenë të shëndetshëm, vital dhe ata duhet të jenë me peshë mesatare prej 35 – 40 gram pa anomali (deformim të trupit apo kokës).
Pranimi dhe vendosja e zogjve një ditorë në fermë
Zogjtë një ditor nga stacioni i inkubatorëve deri te miniferma, transportohen në paketa prej kartonit ose të plastikës.
Para vendosjes së zogjve objekti duhet të jetë i përgatitur. brendia e fermës duhet të jetë e pastruar ashtu sikurse pjesa e jashtme e objektit, të jenë të pastruar me ujë me aparat nën shtypje dhe duhet bërë dezinfektimin me ndonjë dezinfektues efikas. Në objekt pastaj shpërndahet byku i drurit me trashësi prej 8 deri në 10 cm në tërë sipërfaqen e dyshemesë.
Pas kësaj vendosën pajisjet për ushqim dhe ujë të shpërndara në rende në mënyrë të barabartë.
Më së paku 96 orë para vendosjes së zogjve në objekt duhet shtruar me byk dhe duhet të vendosen pajisjet për ushqim dhe ujë dhe objekti duhet të mbyllet hermetikisht në mënyrë që përsëri dezinfektohet me pompë me preparat për dezinfektim. Dezinfektimi zgjatë më së paku 24 orë. Pastaj objekti hapet, ajroset dhe ngrohet në temperaturë zakonisht në 32 ºC për pranimin e zogjve një ditor.
Kur zogjtë arrijnë shpërndahen nëpër fermë. Në këtë rast paketat me zogj nuk lihen njëra mbi tjetrën sepse mund të vije deri te ngulfatja nga temperatura e lartë në fermë. Zogjtë shpërndahen në afërsi të pajisjeve të ushqimit dhe ujit.
Mbajtja sipas rregullave të kushteve ambientale: temperaturës, lagështisë, ventilimit dhe ndriçimit janë kushte shumë të rëndësishme për rritjen e zogjve për mish.
Temperatura
Zogjtë në fillim të trashjes nuk kanë sistemin e rregullimit të temperaturës trupore. Por që ky sistem zhvillohet vetëm pas 3-4 ditëve të moshës, kështu që ngrohja e zogjve është çështja më kryesore në ditët e para të jetës. Ditën e parë është e nevojshme të sigurohen temperatura prej 33-35 ºC pastaj temperatura gradualisht zvogëlohet.
Lagshtija relative e ajrit
Ditët e para të rritjes ventilimi nuk duhet të lëshohet në punë, por pas 2-3 ditëve fillohet gradualisht ajrimi përmes ventilimit. Lagështia optimale në objektet për trashjen e bojlerëve është
65-75 %.
Duhet kushtuar kujdes të veçantë në intensitetin dhe kohëzgjatjen e ndriçimit. Objekti duhet të jetë në mënyrë të barabartë i ndriçuar dhe intensiteti i ndriçimit duhet të rregullohet (gjat shtimit te peshes zvogëlohet).
Në kushtet tona prodhimi i bojlerëve është e zakonshme që zgjatja e kohës së dritës në ditën e parë të jetë 24 orë, ndërsa më vonë 23 orë dritë dhe një errësirë.
Dhënja e ushqimit dhe e ujit
Kur zogjtë vendosën në objekt , atyre u është e nevojshme ushqimi dhe uji. Zogjtë kanë rezervë të ushqim të verdhët e vezës, por duhet ditur se nuk kanë rezerva të ujit, dhe nëse ajri është shumë i thatë mund të vije deri te dehidrimi (humbja e lagështisë trupore)
Në ditët e para të vendosjes të zogjve në objekt, përdoren ujëpirëse të vogla nga plastika (që siguron temperaturën e ujit prej 20 deri 22 ºC)
Derisa zogjtë të jenë të vegjël, për ushqim përdoren ushqyese nga plastika me perimetër 60 deri 80 cm.
Vendosja
Vendosja në objekt duhet të bëhet sipas rregullit dhe atë 30-35 kg të zogjve të gjallë në 1 m² të sipërfaqes së dyshemesë (në fund të trashjes)
Dendësia e vendosjes nuk duhet të jetë shumë e madhe sepse në këtë rast mund të vije deri te ngjeshja e bojlerëve, por edhe dendësia e vogël nuk është e mirë për shkak të amortizimit të vogël të objektit dhe shpenzimeve të panevojshëm të energjisë.