Reklame:

Ulet taksa per importuesit dhe prodhuesit vendas te plastikes!

Është zyrtarizuar në Kuvend nisma për uljen e taksës për lëndët e para që importohen për prodhimin e artikujve plastikë.

Referuar draftit që ndodhet në Kuvend, taksa mbi Iëndët e para primare, të cilat importohen për prodhimin e artikujve të plastikës në vend ulet nga 25 lekë/kg në 10 lekë/kg. Nga ana tjetër, nisma parashikon rimbursimin e çdo artikulli plastik që eksportohet dhe që përdoret në procese teknologjike për prodhimin e mallrave jo plastike.

Ulja e nivelit të taksës llogaritet të ketë një efekt rreth 200 deri 225 milionë lekë në vit. Referuar relacionit të nismës, aplikimi i këtyre ndryshimeve parashikohet të bëhet duke nisur nga mesi i këtij viti. (SCAN)