Pema e nespullës (Eriobotrya japonica L.) është pemë shumëvjeçare me gjatësi 3-4 m me gjethe të mëdha dhe të shumta, me lule të bardha dhe me aromë të këndshme.
Frutat dalin në grupe dhe janë rrumbullakë, ovalë ose si dardhë me ngjyrë të verdhë ose portokalli me shije të ëmbël. Brenda frutit gjendet 2-3 fara të mëdha me ngjyrë kafe. E veçanta e kësaj peme është se lulëzon në vjeshtë, kurse frutat piqen në mes të pranverës.
Gjethet e kësaj peme janë përdorur prej shumë kohësh në mjekësi për të rregulluar çrregullime në rrugët e frymëmarrjes, për të kuruar ekzemën, psoriasis, si dhe për qetësim nervor.
Konsumi i nespullave ju ndihmon në parandalimin e infeksioneve si edhe në pastrimin e organizmit. Por jo vetëm, nespulla është një frut shumë i mirë edhe në rast kur trupi ka temperaturë të lartë, pasi e ul atë natyralisht.
Ky frut i lengshem, karakteristik i mesdheut, permban pektine, nje fiber e cila ndihmon ne uljen e kolesterolit dhe ne eliminimin e metaleve te renda nga organizmi.
Nespullat perbejne nje burim shume te mire te vitamines A dhe te acidit klorogjenik – acidi i shumeperfolur i kafes jeshile- icili mendohet te veproje pro djegies se yndyrnave!
Një ndihmë të madhe ky frut e jep edhe në eleminimin e lëngjeve të tepërta në mënyrë natyrale, pa e ulur aspak tensionin.
Fibrat e shumta që përmban, e bëjnë këtë nespullën edhe një mjet të mirë për të larguar urinë.
Gjithashtu nespullat rregullojnë funksionimin e zorrëve falë ujit dhe fibrave të shumta që përmban.