Reklame:

Pse duhet t’a konsumoni mushmollen?

Mushmolla eshte nje frut qe konsiderohet shume i shendetshem. Ajo mund te sherbeje per te pergatitur marmelate dhe çaj, per njohesit e mjekesise popullore, mushmolla permireson shikimin, forcon melçine dhe veshkat, permireson pasqyren e gjakut, si dhe pakeson dhimbjet e shpines dhe te gjunjeve.

Eshte nje frute qe sugjerohet te perdoret dhe ne rastin e marramendjeve, diarrese, infeksioneve te gojes e madje edhe kunder impotences, kunder gjakderdhjes nga mishi i dhembeve. Po ashtu, nxit punen e gjendrave te peshtymes dhe lukthit, prandaj edhe u sugjerohet personave te moshuar.

Mushmolla permban perberes sherues si tanine, vitamine C, pektine, acide te molles dhe te limonit. Edhe farat e saj jane shume te shendetshme. Vendosen ne uje dhe ky uje me pas mund te perdoret per sherimin e plageve.

Çaji i mushmolles

Per te pergatitur çajin e mushmolles, ne fillim perzieni nje mushmolle te fresket te bluar dhe dy decilitra uje. Frutat perzihen me uje te vluar, mbulohen dhe i lini per nje ore. Gjate dites nevojitet te pini dy gota nga kjo pije.