Reklame:

Kater bajame ne dite, aleate te nje shendeti te mire

Të pasura me acide yndyrore Omega-3, vitamina dhe minerale, antioksidantë që frenojnë veprimin e radikalëve të lira në organizëm, zink, vitaminë E, kalcium dhe magnez, bajamet janë padiskutim aleatet më të mira për të pasur shëndet të plotë.

Mjaftojnë vetëm katër kokrra në ditë që të mund të përfitoni nga të gjitha këto vlera ushqyese.

Ju ndihmojnë të keni flokë sa më të shëndetshëm

Hapi i parë për të pasur flokë të bukur është të ushqeheni shëndetshëm. Për këtë arsye mos e privoni veten nga vlerat ushqyese të bajameve si magnezi, kripërat minerale, vitamina dhe vitamina B, të cilat forcojnë folikulat, dhe u kthejnë shkëlqimin e humbur flokëve tuaj. Mjaftojnë vetëm 4 bajame në ditë dhe ato do të duken plot jetë.

Ju ndihmojnë të bini nga pesha

Në përgjithësi besojmë se frutat e thata janë të parat që stimulojnë shtimin në peshë, por në fakt është krejt e kundërta. Katër kokrra bajame në ditë furnizojnë trupin me sasinë e duhur të acideve yndyrore Omega -3, kurse vitaminat A dhe E na mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Si rrjedhojë hani më pak se zakonisht.

Parandalojnë shfaqjen e rrudhave

Të kujdesesh për lëkurën është më e thjeshtë nga ç’e keni menduar, dhe mbi të gjitha më lirë nga ç’keni harxhuar deri më sot. Ne jemi ajo që hamë, dhe lëkura është e para që reflekton shenjat e mirë ushqyerjes apo abuzimit me alkoolin, ushqimet e pashëndetshme, duhanin etj. Bajamet janë shumë të pasura me mangan, një element shumë ushqyese që ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e kolagjenit, një proteinë shumë e rëndësishme që ndihmon në elasticitetin e lëkurës si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak

Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet si nga mëlçia, por edhe ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Ekzistojnë dy lloje të kolesterolit: kolesteroli i mirë HDL dhe kolesteroli i keq LDL. Ky i fundit arrin të bllokojë gradualisht arteriet, duke formuar në brendinë e tyre pllaka gjaku toksike.

Për të ulur kolesterolin e keq në gjak duhet të zgjidhni një regjim ushqimor të shëndetshëm, në të cilin nuk duhet të mungojnë bajamet. Këto të fundit konsiderohen si ushqimi ideale për të luftuar njëkohësisht edhe yndyrat e larta. Mjaftojnë katër kokrra në ditë dhe do të vini re reduktimin e tij gradualisht. (ATA)