Reklame:

Rruga Lushnje – Karbunare drejt perfundimit

Pjesa e mbetur prej afro 300 m ne segmentin kthesa e Karbunares Vogel deri tek fundi i lagjes drejt Stan Karbunares ka filluar dje te gerryhet asfalti i vjeter me qellim lidhjen me te riun.

Java ne vazhdim do te jete java e hedhjes se shtreses se dyte ose tapetit siç quhet ne gjuhe teknike.

Eshte ne perfundim vendosja e kapakeve te pusetave te cilat jane prej gize dhe me standart bashkekohor.

Shirat e rene vune ne prove cilesine e punes dhe rruga nuk pati asnje vater pellgu uji edhe pse e paperfunduar ende ne asfaltim.