Reklame:

Studimi i ANSES: Dritat LED demtojne rende shikimin

Dritat LED mund të dëmtojnë përgjithmonë retinën e syrit dhe të shqetësojnë ritmet e gjumit natyror, bëri me dije shefi i Kujdesit Shëndetësor të drejtuar nga qeveria franceze. Agjencia Franceze për Ushqimin, Mjedisin dhe Shëndetin dhe Sigurinë Profesionale (ANSES) paralajmëroi se dritat e fuqishme LED janë ‘foto-toksike’.
Në një raport prej 400 faqesh, ajo paralajmëroi se mund të shkaktojë një humbje të pakthyeshme të qelizave retinale dhe të çojë deri në verbim të syrit.

ANSES u bëri thirrje zyrtarëve të rishikojnë kufirin maksimal për ekspozimin ndaj dritave LED, të cilat lëshojnë ‘dritë blu’ në sasi shumë më të larta. Telefonat, tablet-ët dhe laptop-ët LED nuk paraqesin rrezik për dëmtim të syve, por llambat e forta që përdoren në fenerët e makinave po.
Raporti bën dallimin midis ekspozimit akut ndaj dritës LED me intensitet të lartë dhe ‘ekspozimit kronik’ ndaj burimeve më të ulëta të intensitetit.

Ndërsa edhe pse më pak i rrezikshëm, edhe ekspozimi kronik, mund të “përshpejtojë plakjen e indit të retinës” dhe të kontribuojë në vizionin e dobët, tha agjencia. Jetëgjatësia, efikasiteti në energji si dhe kostoja e lirë, kanë bërë që teknologjia LED të ‘gëlltis’ gjysmën e tregut të ndriçimit të përgjithshëm në një dekadë.
Ekspertët e industrisë parashikojnë se aksionet e kësaj industrie do të vazhdojnë të rriten, deri në 60% për periudhën kohore 2019-2020.  (Dailymail)