Reklame:

Vidhen kabllot e ndriçimit te rruges Karbunare

Akoma pa u lidhur 55 ndriçuesit e rinj qe u vendosen dje nga firma DGA shpk, nenkotraktuar per sistemin e ndriçimit nga firma RIVIERA shpk per rrugen e re te Karbunares, 15 prej tyre ju mor kabulli qe lidh ndricuesin me rrjetin.

Juli perfaqesues i firmes shprehet i shqetesuar se eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille ne kaq vite pune.

“Askush nuk ja ben vetes nje gje te tille se nuk ka ardhur nga nje zone apo planet tjeter hajduti”.

Firma beri denoncimin dhe grupi i inspektoreve moren informacion dhe do te sekuestrohen pamjet filmike te kamerave qe kane bizneset ne kete zone dhe do te gjenden autoret sa me pare.

 

Rruga eshte drejt perfundimit dhe veprime te kesaj natyre vonojne venien ne perdorim me te gjitha asetet te rruges se re.

Hajdutet padiskutim nuk kane qene banore te Karbunares, por diku gjetke. Vjedhja ka ndodhur pas ores nje te mesnates sipas disa burimeve ne zone.

Banoret e Karbunares duhet te jene vigjilente dhe te mos lejojne te penalizohen nga nje apo dy keqberes ordinere.