Kriza politike në vend dhe situata e krijuar nga protestat masive, ka dhënë një goditje të fortë për ekonominë e vendit, duke prekur sipërmarrjet e huaja dhe vendase si dhe konsumatorët. Bizneset i bëjnë apel palëve politike të ulën dhe të zgjidhin urgjentisht këtë situatë, pasi çdo ditë që kalon rrit faturën e dëmeve.
Kriza politike është reflektuar edhe në trembjen e investitorëve të huaj që operojnë në Shqipëri, të cilët kanë “ngrirë” investimet.
Kjo është thirrja e parë e bërë nga Dhomat e Tregtisë dhe Shoqatat e Sipërmarrjes, të cilat paralajmërojnë përshkallëzim të qëndrimeve nëse politika nuk do të reagojë. (SCAN)