Shqiptari Ervin Xheka, njohur edhe me emrin Ervin Cenga, cilesuar si nje nga heronjte qe shpetoi jete njerezish ne tragjedine ne Mati te Greqise, kur zona u perfshi nga zjarri, me 2 janar mori zyrtarisht shtetesine greke.
Ervin Gani Xheka, eshte nje patriot i yne nga Lushnja.
I lindur dhe rritur ne Lushnje, Ervini 35 vjecar emigroi ne Greqi me 1996, bashke me familjen e tij per nje te ardhme me te mire.
Prej shume vitesh tashme punon ne peshkim ne qytetin e Nea Makrit ku edhe jeton.
Ne ngjarjen tragjike te 23 korrikut nje vit me pare, Ervini me nje heroizem te madh ndihmoi dhe shpetoi nga zjarri nje pjese te madhe qytetaresh ne zonen e Matit, duke i transportuar e shpetuar jeten nga zona e perfshire ne flake.
Per kete akt njerezore e heroik, shteti Grek dhe Presidenti i Greqise zoti Prokopis Pavlopulos, i dhane atij nenshtetesine Greke.
Ne votimet e 26 Majit Ervini do te kandidoje ne qytetin ku jeton si kandidat per Këshilltar rajonal me kombinimin “Forca e Jetës”.
Ftojme bashkeatdhetaret tane te mbeshtesin me voten e tyre djalin Lushnjar, per virtytet e larta njerezore qe ai i percolli shoqerise, dhe per te na perfaqesuar denjesisht si Komunitet ne qytetin ku jeton.