Reklame:

AREB per Made in Albania sjell turistet franceze ne Terbuf

Turizmi bujqesor ka filluar te shfaqe interes dhe kete po e ben te mundur AREB.

Nen kujdesin e drejtorit te kesaj agjensie z. Miço Qorri, sot eshte bere e mundur vizita e nje grupi turistesh franceze ne terren, konkretisht ne njesine administrative Terbuf, ne serat e fermerit Resmi Yzeiraj.

Ky fermer ka arritur qe nen kujdesin e specialisteve te AREB ti çertifikoje produktet e tij me Globalgap, nje nivel dhe standart i larte i vleresimit te produkteve bujqesore ne bujqesi.

Vizitat e turisteve te huaj ne fermat shqiptare nuk eshte se kane munguar por ato me teper kane qene prezente ne ferma me fokus gatimin dhe konsumin e produkteve bujqesore.

Vizita e sotme ne nje sere duket se nuk eshte vetem fillimi i vezhgimit nga afer te menyres se prodhimit te produkteve bujqesore ne Shqiperi.

Areb, e ka ne strategjine e saj qe konsumatoreve europiane tu tregoje ne praktike menyren dhe proceset qe çojne deri ne konsumin e produkteve shqiptare.

“Made in Albania”, eshte nje pune qe nuk duhet te mbetet ne kuader te fushatave apo aksioneve por eshte nje strategji e cila ka nevoje te shoqerohet me informacione nga disa agjensi shteterore dhe private, per te siguruar çdo konsumator vendas apo te huaj se produktet shqiptare jane me origjinalet dhe me te shijshmet ne Europe.

Made in Albania nuk eshte propogande, por marke!