Reklame:

Kanabisi, objekt kontrolli ne Bashkine Divjake

Nen kujdesin e prefektit te Qarkut Fier z. Baki Bala por edhe me statusin e kryetarit te taks forces te ngritur per kontrollin, parandalimin dhe asgjesimin e bimeve narkotike por jo vetem, eshte mbajtur sot ne Divjake nje takim mes perfaqesuesve te AdZM Fier z. Ardian Koci, komisariati Divjake perfaqesuar nga Ervis Peza shef komisariati si dhe perfaqesues te bashkise Divjake, punonjes terreni dhe rojtare te siperfaqeve pyjore ne varesi te bashkise Divjake.

Ne fjalen e tij z. Bala ka vene theksin ne mbrojtjen dhe permiresimin e sherbimit ndaj qytetareve dhe ne vecanti ndaj sigurise qe duhet te kete çdo banor. Pjese e kesaj sigurie eshte edhe ruajtja e siperfaqeve te tokave shteterore dhe private nga kultivuesit e bimeve narkotike.

Z. Bala Kerkoi nga te gjithe punonjesit e pranishem dhe atyre ne institucionet e policise, te AdZM sidomos te bashkise ne ruajtje te pronave publike qe te jene te vemendshem dhe te mos lejojne mbjelljen e asnje fidani bimesh narkotike.

“Pamvaresisht punes truaj te mire” – vazhdoi prefekti Bala –” duhet te raportoni per situaten dhe afati I fundit I ketij aksioni eshte dt 15 qershor”.
Perfaqesuesit e AdZM-se z. Ardian Koçi si dhe shefi i komisariatit z. Erviz Peza moren angazhimin qe jo vetem te kontrollojne por do te monitorojne ne menyre te vazhdueshme situaten dhe do te marin masat qe autorizon ligji ne raste kur do te zbulohet ose raportohet ndonje shkeles i ligjit.