Ne baze te studimeve te paraqitura ne konferencen e biologjise eksperimentale ne San Diego, konsumimi i rrushit mund te ndihmoje ne zbutjen e dhimbjeve qe nderlidhen me simptomat e osteoartritit ne gju, si dhe ta permiresojne fleksibilitetin e nyjave.
I gjithe ky ndikim pozitiv u pershkruhet polifenoleve, substance kjo qe gjenet ne rrush. Studimi, i cili per qellim kishte ndikimin e konsumimit te rrushit ne infeksione dhe zhvillimin e osteoartritit kishte zgjatur 16 jave dhe ishin perfshire 72 persona, te dyja gjinive.
Pjesemarresit e studimit ishin ndare ne dy grupe, njeri grup kishte konsumuar rrush, ndersa grupi tjeter placebo pluhur. Rezultatet kane treguar se te meshkujt dhe femrat, qe kishin dhimbje ne gju, konsumimi i rrushit kishte rezultuar me zvogelimin e dhimbjeve. Nje ndikim me i forte i rrushit ishte verejtur te femrat.