Reklame:

Ushqimet qe shkaktojne aromen e keqe ne goje

Alkooli

Alkooli ndikon si diuretik, qe do te thote se shton sekretimin e lengjeve nga organizmi, ndersa si pasoje e kesaj shfaqet dehidrimi. Kjo ne fakt ndodh edhe ne gojen tone, e cila pas nje sasie te gotave te konsumuara, goja behet e thate, ndersa sasia e alkoolit ndalon prodhimin e peshtymes ne goje. Pa peshtyme mbesim pa enzima te cilat demtojne bakteret e demshme, ndersa shumimi i tyre shkakton aromen e keqe ne goje.

Çamçakezet me shije te mentes

Nese bazohemi ne reklama, prodhimet qe per baze kane menten, atehere ato bejne çudine ne rruge deri te nje frymemarrje e fresket. Por, fakti eshte se pas vetem disa minutave aroma e mentes largohet nga çamçakezi, ndersa aroma behet me e padurueshme. Arsyet jane sheqernat e fshehura.

Mishi i kuq

Ushqimi qe eshte i pasur me proteina, ndersa karbohidrate ka shume pak, kjo ne rastet me te shpeshta shkakton aromen e keqe ne goje. Nje gjendje e tille shfaqet ne pamundesine e organizmit per te perpunuar sasi te madhe te proteinave, e per pasoje ngadalesohet tretja e ushqimit ne zorre, perderisa keto aroma nuk kane nga te largohen nga organizmi pos permes gojes.

Pemet e thata

Pemet e thata, jo vetem qe jane perplot me sheqer, qe mund te ndikojne ne zhvillimin e baktereve por ndikojne edhe ne shtimin e fibrave te ngrire te celulozes, qe mbesin midis dhembeve dhe grumbullojne sheqerin. Ne menyre qe te largoni fibrat para se te grumbullohen bakteret, perdorni litarin.