Bujqësia është sektori që dominon punësimin në vend, por gjatë vitit 2018 pesha e tij ra në 37.4 për qind totalit të te punësuarve nga 38.2 për qind që ishte gjatë vitit 2018.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, struktura e punësimit sipas sektorëve u zhvendos nga bujqësia tek shërbimet dhe prodhimi.
Gjatë vitit të kaluar sektori i tregtisë dhe shërbimeve zuri 25.7 për qind te të punësuarve gjithsej, me një rritje 0.7 % rritje në krahasim me vitin 2017.
Gjithashtu pesha e sektorit të prodhimit pësoi gjithashtu rritje nëstrukturën e punësimit. Më 2018 tëpunësuarit në fabrika zonë 10.6 për qind të totalit nga 10.1 për qind që ishte një vit më parë.
Sektori i ndërtimit po reflekton ekspansionin edhe në punësim teksa zuri 7 për qind të totalit.
Rënie përsa i përket peshës në totalin e të punësuarve patën sektorët e industrisë dhe të administrimit publik.
Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, por ka peshën më të lartë të ushqimeve të importuara ndaj totalit të importeve.
Edhe pse vlera e shtuar në bujqësi zë rreth 20 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, Shqipëriaimporton prodhime bujqësore me shumë se sa eksporton.
Në vendet e tjera të rajonit bujqësia zë një pjesë më të vogël nëekonominë totale, por siguron prodhim dhe eksporte më të larta sëShqipëria.
Duke ju referuar të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2016, Moldavia renditet e dyta pas Shqipërisë nëEuropë për madhësinë e bujqësisë me rreth 14% të totalit të ekonomisë. Në vend të tretë renditet Ukraina me 13.7%. Më pas lista pasohet nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlera e shtuar e bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruton në shtetin e Kosovës përgjigjet vetëm për 13.4% të gjithë ekonomisë.
Në Maqedoni vlera e shtuar në Bujqësi është sa 10% e PBB-së, në Malin e Zi 9%, ndërsa në Serbi 7.9%. Bosnja dhe Hercegovina ka vlerën më të ulët të shtuar nga Bujqësia, vetëm 7.7% të PBB të vendit.
Në shtetet e zhvilluara të Europës, bujqësia zë më pak se 5% të ekonomisë, ku niveli më i ulët regjistrohet në Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, me më pak se 1%.
Paradoksi qëndron që edhe pse jemi vendi më bujqësor i të gjithë Europës, kemi peshën më të lartë tëimporteve për grup-mallrat e ushqimeve. Sipas përllogaritjeve të Monitor duke iu referuar të dhënave tëINSTAT mbi importet ndër vite, pesha e importeve të ushqimeve ndaj totalit të importeve është 11.4%. Krahasuar me dy vendet e tjera më bujqësore të rajonit, si Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë një vlerë të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve përkatëse gati dy herë më pak se i joni, pesha eimporteve të ushqimeve është më e ulët. (MONITOR)