Reklame:

Keshilla per Mbrojtjen e Bimeve gjate 10 diteve te fundit te Majit

Klima: Dhjetëditori i dytë i muajit Maj u karakterizua nga reshje shiu zonale  dhe me vranësira. Këto kushte ishin shumë të mira për zhvillimin e bimëve, por nga ana tjeter edhe per zhvillimin e shpejtë të sëmundjeve  dhe insekteve dëmtues.

Lagështira tokesore  dhe ajrore është  e madhe  dhe temperaturat gjatë ditës janë të përshtatëshme për infeksione të reja dhe për zhvillimin e sëmundjeve që mund të kenë infektuar bimët  ditë më parë. Fermerët  i kryen trjatimet , por  situata  ende është delikate  nëse nuk vazhdojnë trajtimet në kohë  dhe me cilësi.

NE VRESHTA

Vazhdojnë trajtimet me fungicide për mbrojtjen ngaHIRI  dhe nga VRUGU. Nuk duhet të shmangen trajtimet javore me fungicide me bazë Squfuri për mbrojtjen nga hiri dhe me produkte me bazë Bakri për mbrojtjen nga vrugu.

Cilësia e spërkatjeve mer rëndësi të madhe, sepse hardhia do jetë në lulëzim të plotë, fazë që është shumë e ndieshme nga sëmundjet e vrugut dhe të hirit. Spërkatja duhet të jetë e imët, dhe në të dy anët e gjetheve të hardhisë. Mund të bëni korigjime ne distancat e varjes së fijeve të kuqe të feromonit të cilat mbrojnë hardhinë nga tenja, sepse për këtë ka kohë për korigjin edhe nëse bëhet brenda këtij dhjetëditori. Duhen kontrolluar rreshtat për të parë fijet e kuqe të feromonit ISONAT L.

Largimi i lastarëve të tepërt nga trupi i hardhisë ndihmon në disa drejtime; Ushqen me mirë lastarët prodhues, ul lagështirën ajrore, hyn më mirë drita e cila than vesën, si dhe tretësira spërkatjes depërton më mirë  në pjesët e gjelbërta të hardhisë.

MOLLE DHE DARDHE

Sëmundja kryesore do të mbetet kroma  e mollës. Vazhdojnë trajtimet javore  me preparate me bazë bakri dhe squfuri. Në kultivarët që nuk preken nga hiri përdoret vetëm preparate me bazë bakri.

NE PERIME

Vazhdojnë trajtimet  në domate, katravec për mbrojtjen nga vrugjet  dhe hiret me produkte me bazë bakri  dhe me bazë squfuri.

Deri tani infeksionet  ndaj insekteve nuk kanë qenë problem.

Krasitjet e gjelbërta  dhe ajrimi serrave janë masa që kufizojnë sëmundjet kryesore.