Mishi i peshkut
Pos se mishi i peshkut dikon pozitivisht ne shendetin e zemres, aminoacidet omega3 ndikojne edhe ne funksionimin me te mire te punes se trurit. Omega-3, te cilat i hasim ne llojet e peshqve me yndyre ulin rrezikun nga depresioni dhe demenca. Po ashtu, studimi i bere ne vitin 2011 ne Ameriken Veriore ka treguar se pacientet, qe çdo jave kishin konsumuar dy porcione mish peshku, kishin parandaluar shfaqjen e semundjes se Alzhaimer-it.
Jogurti
Bakteret e shumta, te cilat jetojne ne zorret e organizmit te njeriut per çdo dite marrin falenderime ne boten e mjekesise moderne. Kjo, sepse ekziston nje marredhenie e sofistikuar midis flores se zorreve dhe sistemit imun te njeriut. Ne fakt, shkencetaret besojne se sistemi imun ‘jeton’ ne zorret tona. Ne studimet e fundit testohet nese do te munden probiotiket ta shtojne jetegjatesine, dhe me kete rast shkencetaret kane zbuluar se minjte, qe kishin marre bakterin ‘bifido’, kishin jetuar me gjate dhe me shendetshem, ne krahasim me minjte, qe nuk kishin marre probiotike.
Vera e zeze
Substanca resvertrol, qe gjendet ne veren e zeze, qe vjen nga levorja e rrushit dhe i dhuron ngjyren, sipas shkencetareve, shton aktivitetin e gjeneve te caktuara ne organizmin e njeriut, duke ndikuar qe te mbrohemi nga semundjet qe vijne me plakjen. Kjo do te thote se vera e zeze, se bashku me substancat e rrushit te zi, ndikojne qe njeriu te kete nje jete me te gjate dhe me cilesore. Por, e gjithe kjo do te thote se duhet te ekzistoje nje mase e perkufizuar e konsumimit te veres se zeze, sepse konsumimi pa mase sjell efektin e kundert, krejt te demshem.
Qershite
Polifenolet jane molekula, te cilat gjenden ne bime dhe mbrojne nga infeksionet e ndryshe, si dhe nga rrezet e demshme ultravjollce te diellit. Shkencetaret kane zbuluar se keto molekula po ashtu mbrojne edhe njerezit. Studimi i botuar ne revisten ‘Journal of Nutrition’ ka treguar se ata qe kane konsumuar 650 miligrame polifenole ne dite kishin jetuar me gjate, ne krahasim me ata qe kishin marre nje doze me te vogel. Qershite ofrojne 1.200 miligrame polifenole per shujte.