Reklame:

Rriten eksportet e fruta – perimeve Lushnjare per vitin 2019, kryeson spinaqi dhe domatja

Eksportet e prodhimeve bujqësore per periudhen janar – prill të këtij viti nga rrethi i Lushnjes kane pesuar nje rritje me rreth 58 % e krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2018.

Konkretisht ne vitin 2018 nga rrethi i Lushnjes nga janari ne  prill jane eksportuar 15.7 mije tone produkte bujqesore dhe ne vitin 2019 per te njejten periudhe jane eksportuar 24.8 mije tone. Jane me shume se 9 mije tone prodhime bujqesore te fermereve lushnjare te cilat jane eksportuar drejt vendeve te ndryshme te botes, e krahasuar kjo me 4 mujorin e pare te vitit 2018.
Produktet kryesore te cilat kane pesur nje rritje me shume se 100% nga viti 2018 jane domatja me nje rritje te eksportit me rreth 136%, speci me 116%, spinaqi me 168% dhe spinaqi me 117%.

Peshen me te madhe dhe volumin me te madhe eksportues e mban lakra dhe lulelakra me 7 946 ton te eksportuara nga janari ne prill te vitit aktual duke ardhur me nje rritje rreth 56% me shume se vitin e shkuar.
Me pas vjen trangulli me 7 741 ton dhe domatja me  3 669 ton eksporte.

Persa i perket frutave nje rritje te madhe ka pesuar eksporti i mandarines i cili vitin e shkuar ishte 71 ton dhe ka shkuar ne 1 244 ton per te njejten periudhe ne vitin 2019.

Duhet theksuar se produktet me origjine nga fermat e Lushnjes, perbejne 80 % te totalit te eksporteve te qarkut te Fierit.

Në Lushnje funksionojnë disa tregje të grumbullimit të produkteve bujqësore, të cilat janë lidhur me eksportues të ndryshëm jo vetëm nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian por po zgjerojnë hartën e prodhimeve “Made in Albania” edhe në vendet nordike, Norvegji e Suedi madje edhe ne Amerike me produktet bujqesore te perpunuara.