Reklame:

Çaji i majdanozit ndihmon ne humbjen e peshes

Shtimi ne peshe dhe mbajtja e ujit shpesh lidhen me njera-tjetren, sepse kur keni uje te tepert, trupi rendon me shume.  Shume persona qe jane mbipeshe gjithashtu vuajne nga mbajtja e ujit. Kjo ndodh kryesisht per shkak te sasise se tepert te kalorive jo te shendetshme, te cilat permbajne sasi me te larta te natriumit. Sasia e larte e natriumit kontribuon shume ne mbajtjen e ujit.

Ndersa ka disa menyra per te humbur peshe dhe per te ulur mbajtjen e ujit, duke perfshire ato kryesore, siç jane ushqyerja e shendetshme dhe aktiviteti fizik, ka edhe disa gjera shtese qe mund t’i beni per t’i ndihmuar gjerat se bashku. Nje nga keto eshte pirja e çajit te majdanozit.

Ne te vertete, jo. Majdanozit nuk i jane dhene vlerat e duhura. Kjo barishte eshte e pasur me vitaminat A, B (folate), C dhe K, si dhe mineralet hekur dhe kalium, kalcium, fosfor dhe nje flavonoid (antioksidues) i njohur si kuercetin. Majdanozi eshte gjithashtu diuretik natyral (dhe i lehte) qe mund te ndihmoje trupin tuaj te shpetoje nga lengjet e teperta.

Departamenti i Biologjise ne Universitetin e Stambollit, zbuloi se majdanozi redukton nivelet e glukozes ne gjak te pacientet diabetike. Dhe kur nivelet e glukozes jane te shendetshme, kjo ndihmon me bilancin afatgjate te peshes duke e mbajtur melçine te shendetshme dhe sistemin e tretjes te forte.

Por, majdanozi eshte i veshtire per tu ngrene, prandaj eshte perdorur shpesh si nje garniture e vogel.
Per shkak te natyres shpesh te pakendshme te majdanozit, dhe faktit se perfitimet vijne nga konsumimi i sasive te medha, na vjen ne ndihme çaji i majdanozit. Çaji i majdanozit mund te perdoret si nje shtojce per supe me perime per te ndihmuar ne reduktimin e kalorive, ndersa siguron ende te gjitha ato vitamina, minerale dhe antioksidante te mahnitshem. Ju gjithashtu mund ta perdorni ate si nje pije ne vend te lengjeve ose pijeve me sheqer.

Si pergatitet çaj majdanozi

5 luge majdanoz te copetuar ne 1 liter uje. Ne uje te nxehte shtoni majdanoz dhe lereni te zieje per 20 minuta. Me pas hiqeni majdanozin duke lene prapa vetem ujin. Nese doni ta embelsoni çajin pak, shtoni pak mjalte per shije.