Reklame:

Fillon shtrimi i tapetit te asfaltit ne rrugen e Karbunares

Diten e sotme ka nisur dora e fundit e asfaltimit ose e tapetit ne rrugen e Karbunares. Firma Riviera ka vene ne pune floten e saj te makinerive dhe te burimeve njerzore per te kryer nje pune sa me cilesore ne kete segment rrugor teper te rendesishem per lagjien e karbunares por edhe per zonat rurale rreth saj.

Viktor Kola, nje nga aksioneret e kompanise shprehet i kenaqur me ecurine dhe shpreson qe te mbylle asfaltimin brenda kesaj jave.

Zoti Kola falenderon banoret e Karbunares per mirekuptimin si dhe kontributin e Policise Bashkiake dhe asaj te Qarkullimit rrugor per ndihmen ne krijimin e kushteve per disiplinimin e qarkullimit te mjeteve ne segmentin ku po punohet per asfaltimin

 

Pas perfundimit te instalimit me sukses te sistemit te ndriçimit gjate gjithe segmentit rrugor nga rrethrrotullimi i plasmasit deri ne Karbunare po vijon

puna per hedhjen e tapetit te asfaltit.

Kujtojme se ky investim kryehet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit per ti dhene mundesi zhvillimit ekonomik dhe social te zones.

Firma Riviera ka marre te gjitha masat per te mos bllokuar qarkullimin rrugor ne kete segment duke i lehtesuar banoret dhe bizneset e zones duke e bere te kalueshem vetem ne nje krahe.

Gjithashtu firma i kerkon ndjese per cdo shqetesim qe mund te kene nga procesi i punes gjate ketyre 3 – 4 diteve, por i lutet te mirkuptojne sepse ky investim kerkon efektshmeri maksimale e cila eshte ne dobi te vete banoreve te Karbunares.