PERMBAN SUBSTANCA ANTIOKSIDUESE
Patellxhani permban fitonutriente, te cilet i dhurojne ngjyren vjollce. Patellxhani mund ta pakesoje rrezikun nga shfaqja e semundjeve kardiovaskulare, disa lloje te kancerit, si dhe sulmin ne zemer. Po ashtu, mund ta parandaloje demtimin e ADN-se, si dhe ta ngadalesoje procesin e plakjes.
PARANDALIMI I KANCERIT
Studimet kane vertetuar se patellxhani posedon efekt te shkelqyeshem kunder qelizave kancerogjene. Studimi i fundit zbulon se patellxhani pamundeson qarkullimin e substancave dhe qelizave kancerogjene ne gjak, si dhe parandalon perhapjen e ketyre qelizave te demshme.
MBRON TRURIN
Studimet e bera ne minjte laboratorike tregojne se patellxhani mund te mbroje qelizat e trurit, qe mund te rrezikohen nga demtimi si pasoje e radikaleve te lira. Radikalet e lira mund ta shtojne rrezikun nga shfaqja e qelizave kancerogjene, si dhe ta çrregullojne kujtesen.
PERMBAN PAK KARBOHIDRATE DHE YNDYRA
Patellxhani permban shume pak karbohidrate dhe yndyre. Nese deshironi t’i humbni kilogramet shtese, duhet te keni kujdes se me cilat ushqime e gatuani. Kujdes nga vaji, vezet dhe djathi.
ZVOGELON INFEKSIONIN KRONIK NE TRUP
Marre parasysh se permban antioksidues te forte, patellxhani ndihmon ne zvogelimin e infeksionit kronik, si dhe do t’i pakesoje simptomat e semundjeve, si artriti. Studimet kane vertetuar se infeksionet kronike mund ta shtojne rrezikun nga shfaqja e semundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje te kancerit.
UL KOLESTEROLIN DHE SHTYPJEN E GJAKUT
Hulumtimet ne minjte laboratorike kane treguar se lengu nga patellxhani ne mase te madhe ul kolesterolin. Po ashtu, eshte vertetuar se ky leng liron arteriet, duke mundesuar nje shtypje stabile te gjakut.