Reklame:

Policia rrugore kontrolle furgoneve te transportit te udhetareve

Pas rikstrukturimit te policise rrugore te Lushnjes e cila kaloi ne varesi te Drejtorise se Qarkullimit Rrugor Rajonal Fier, diten e sot eshte zhvilluar nje aksion per mjetet e transportit publik si dhe mjeteve qe e zhvillojne kete aktivitet ne informalitet.

Nisur nga shqetesimet dhe rreziku i vazhdueshem qe shfaqin mjetet e sherbimit publik kryesisht furgonet qe vijne nga fshatrat apo edhe ato te nxenesve te shkollave ne qytet ,duke marre pasagjere mbi normen e lejuar te automjetit, policia rrugore ka monitoruar pikat e rrezikut, ku haset me se shumti ky fenomen. Mengjesin e sotem jane organizuar disa pika kontrolli per monitorimin, kontrollin dhe procedimin administrativ sipas shkeljeve te evidentuara nga efektivet.
Ky  fenomen haset kryesisht ne oret e para te mengjesit dhe rreth ores 14:00 kur behet edhe transporti i nxenesve te shkollave duke hipur pasagjere mbi numrin e percaktuar per automjetet  siç jane furgonat 8 + 1 apo edhe veturat 4 + 1,  5 +1 etj .

Por krahas tyre ne siten e efektiveve rrugore kane kaluar edhe veturat edhe furgonet te cilet kryejne transport udhetaresh te pa licensuar dhe ne kundershtim me ligjin. Konkurenca e pandershme e ketyre automjeteve jo vetenm qe demton pjesen tjeter qe jane regjistruar dhe paguajne detyrimet por perbejne edhe nje rrezik te shtuar per qarkullimin e udhetareve.

Drejtori i policise rrugore Lushnje z. Ylli Kondi u shpreh per Agronews se ky aksion do te vazhdoje perseri sepse eshte nje rrezik i larte per qytetaret dhe sidomos per nxenesit e shkollave te cilet udhetojne jashte çdo sigurie si pasoje e shofereve te papergjegjshem.

Krahas marrjes se masave kunder ketij fenomeni z. Kondi thekson se paralelisht po kontrollohen edhe ato shofere te cilet kryejne sherbimin e transportit pa patur dokumentacionin e duhur per ushtrimin e ketij aktiviteti.

Ai i kerkon ndjese udhetareve nese u eshte shkaktuar ndonje shqetesim sipasoj e vonesave ne postoblloqe por duhet te kuptojne se cdo gje behet per sigurine e tyre dhe te femijeve te tyre.

Kontrollet do te vijojne ne menyre sistematike dhe do te merren te gjitha masat administrative qe parashikon ligji deri ne sensibilizimin e plote te drejtueseve te mjeteve.