A është kjo një domate apo një patate? Do një bimë të re të përpunimit të dyfishtë TomTato ka kaluar imagjinatën e kultivuesve.
Imagjinoni ju mund të merrni të dyja kulturat nga nje bime e vetme.
Një bimë e çuditshme që quhet TomTato dhe prodhon njëkohësisht edhe domate edhe patate. Jemi mësuar të shohim prodhimin e frutave dhe perimeve, të ndarë nga njëri-tjetri, por tek kjo bimë patatet dhe domatet, rriten në të njëjtën degë.
Ky prodhim, kjo bimë e re, është krijuar nga një shoqëri britanike “Thompson & Morgan”, dhe më pas ka filluar të tregtohet në Britaninë e Madhe duke formuar një emër të vetëm, as domate as patate, por TomTato, që në shqip do i përshtatej fjala DomTate.
Thompson & Morgan kanë zbuluar TomTato, një bime që prodhon domate e vogla ose domatinat mbi tokë, dhe patate të bardha nen toke.
Nuk eshte nje prodhim i modifikuar gjenetikisht GM por eshte nje bime e shartuar.
Sipas specialistëve, kjo ndërthurje perimesh nuk është një prodhim i inxhinierisë gjenetike dhe nuk ka absolutisht “omg”, por bëhet fjalë për një prodhim, që ka të bëjë me rritjen e patateve në bazë të saj dhe me 500 domate të vogla të cilat zhvillohen më lart në gjatësinë e bimës. (TheGuardian)