Reklame:

Bllokohen 193.23 kg produkte te skaduara prej vitit 2017 – 2018, AKU gjobe 800 mije leke subjektit

Në përmbushje të misionit të saj, për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit, me në fokus parandalimin, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerë kontrollet tek Operatorët e Biznesit Ushqimor.

Në vijim të një denoncimi në faqen zyrtare Facebook të AKU-së nga një konsumator i përgjegjshëm që njoftonte tregtimin e produkteve me afat të kaluar përdorimi nga operatori “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz, AKU kreu kontroll për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve) dhe as planin e vetëkontrollit. Në përfundim të inspektimit rezultuan 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2017.

Për shkeljet e konstatuara dhe bazuar nӫ parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit pӫr “Inspektimin nӫ Republikӫn e Shqipӫrisӫ”, AKU vendosi masat administrative “Gjobë” me vlerë 800,000 lekë dhe sasia prej 193.2 kg produkte ushqimore u bllokua me destinacion asgjesimin.

AKU i shpreh mirënjohjen qytetarit që raportoi shqetësimin e tij dhe përgëzon për shpejtësinë dhe saktësinë e reagimit të stafit të AKU-së. Së shpejti, me ndryshimit e propozuara në Kodin Penal, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi do përbëjë vepër penale dhe do ndëshkohet si e tillë.