Reklame:

Dita Europiane e Parqeve, Aksion pastrimi ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta

Dita Europiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura europiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre.

Kjo dite eshte kremtuar edhe ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta ku u organizua nje aksion per pastrimin ne Park te mbetjeve te ndryshme qe hedhin vizitoret e papergjegjshem. Pjese e kesaj nisme ishin nxenesit e shkolles 9-vjecare “1 Maji” Berat.

Pas perfundimit te pastrimit nxenesit, ashtu siç eshte edhe tradite tashme, bene nje vizite ne Qendren e Vizitoreve te Parkut Kombetar Divjake – Karavasta ku u njohen me vlerat dhe bukurite e tij.

Specialistet e e administrates se AdZM Fier pas informacioneve te dhena ne qendren e vizitoreve i shoqeruan per vrojtimin e shpendeve ne lagunen e Karavastase.

24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare europiane në Suedi në vitin 1909. Kjo ditë festohet në një sërë qytetesh të mëdha të Europës, ku parqet shërbejnë si “mushkëritë e qytetit” si pasojë e përqëndrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.