Hartimi i planeve të menaxhimit të burimeve ujore duhet të bëhet me pjesëmarrjen e publikut, si një detyrim i direktivës së Bashkimit Evropian.
Kërkesa vjen nga Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim, duke theksuar se roli i shoqërisë civile në këtë drejtim është tejet i rëndësishëm. Gjatë një konference për shtyp, përfaqësueset e organizatës, thanë se jemi ende në kohë, duke qenë se mbeten edhe 4 plane të tjerë për t’u hartuar.
Në fund të projektit do të hartohen edhe 3 dokumente bazë, që pritet të shërbejnë për hartimin e Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore. Ndërkohë që, edhe shoqëria civile do të mbështetet përmes granteve të vogla mbi projekte konkrete në këtë drejtim. (SCAN)